Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

NJOFTIM PËR KANDIDIM

PËR

 

PËRZGJEDHJEN E ANËTARËVE  TË BORDIT MBIKËQYRËS TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE (AMSHC)

 

Në mbështetje të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, dhe vendimit nr.768, datë 15.7.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave e të rregullave për kandidimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, shpallim njoftimin për kandidim për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).

 

Konkurrimi është i hapur për përfaqësues që i përkasin shoqërisë civile.

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të jetë person i padënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar.

 

Kritere të veçanta:

  1. Të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë pune me organizatat e shoqërisë civile;
  2. Të mos jetë deklaruar përgjegjës për keqmenaxhimin e ndonjë personi juridik, me pasojë falimentimin e tij;
  3. Të ketë ekspertizë në grantdhënie ose në zbatim projektesh (vlerësohet me përparësi);

ç)  Kandidati duhet të mbështetet nga të paktën 5 organizata jofitimprurëse (OJF) ose organizata të shoqërisë civile, që punojnë në të njëjtën fushë ekspertize ose në fusha të ngjashme. Një OJF ose organizatë e shoqërisë civile mund të mbështesë vetëm një kandidat.

 

Shënim: Brenda 15 ditëve punë nga data e njoftimit, organizatat e shoqërisë civile duhet të paraqesin kandidatët përkatës, së bashku me dokumentet e nevojshme, përfshirë:

 

–  kërkesën për aplikim;

–  curriculum vitae;

–  referencat dhe letrat mbështetëse nga 5 organizata jofitimprurëse;

– dokumente dhe deklarata të tjera provuese për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të kandidimit, si më lart.

 

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 4 janar 2018.

 

Adresa:       Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1., 1000

Tiranë, Shqipëri

 

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Tel.: 00355 4 22 77 401

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.