NJOFTIM PËR KANDIDIM
PËR
PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE, PËRFAQËSUES TË BOTËS AKADEMIKE
Në mbështetje të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, dhe të pikës 2, të vendimit nr.670, datë 7.11.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes, të përfaqësimit, emërimit e shkarkimit, rregullat e funksionimit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave”, shpallim njoftimin për kandidim për anëtar të Këshillit të Statistikave.
Konkurrimi është i hapur për përfaqësuesin që i përket botës akademike.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për anëtar të Këshillit të Statistikave, përfaqësues të botës akademike, janë, si më poshtë vijon:
Kandidati për anëtar, përfaqësues i botës akademike, duhet që:
- të jetë nga radhët e personelit akademik, i punësuar me kohë të plotë, në institucione të arsimit të lartë, publik ose privat, të licencuar e akredituar sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë;
- të ketë përvojë në punë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e statistikave ose të ekonomisë apo shkencave të natyrës;
iii. të zotërojë tituj akademikë.
Kritere të përgjithshme:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të jetë person i padënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar.
Shënim: Kandidatët për anëtar në Këshillin e Statistikave duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentacionin që provon plotësimin e kritereve, sipas këtij njoftimi.
Afati i dorëzimit të aplikimit është deri më 23.9.2024, dhe të dorëzohet në adresën e Kryeministrisë. Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen nëpërmjet e-mail-it.
Adresa: Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.1. 1000
Tiranë, Shqipëri
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
tel: 04 22 77 401