Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Njoftim për shtyp

Kryeministri Edi Rama është nisur sot, për një vizitë dyditore në Shtetin e Kuvajtit.

Kryeministri do takohet dhe do ketë bisedime për forcimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët me drejtuesit më të lartë të Shtetit të Kuvajtit. Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhen edhe marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve.

Kryeministri Rama shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.