Projektligji “Për Bashkëqeverisjen” përbën një nismë për rikonceptimin dhe riorganizimin institucional të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, duke u nisur nga qëllimi i përfshirjes së qytetarëve, jo vetëm në procedurat administrative që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me të drejtat dhe interesat e tyre vetjake, sikurse sanksionohet në parimet e Kodit të Procedurave Administrative, por edhe në proceset e tjera politikëbërëse dhe vendimmarrëse.
Nisur nga sa më sipër, ashtu siç është parashtruar edhe në vetë dispozitat e projektligjit, objektivi final i tij është të rrisë cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike dhe përgjegjshmërinë e nëpunësve publikë, ndaj qytetarëve dhe të gjithë subjekteve të së drejtës. Kjo, duke siguruar pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe ndërveprimin me organet publike.
Në sintezë të sa parashtruam më sipër, efekti i pritshëm i projektligjit është rritja e efektivitetit të Agjencisë, si instrument për garantimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe për përgjegjshmërinë e organeve administrative.
Palët e interesuara janë të ftuar për të paraqitur komentet dhe rekomandimet e tyre për projektaktin, brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së këtij njoftimi, në adresën e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik: merita.bundo@kryeministria.al
Projektligji “Për Bashkëqeverisjen” si dhe relacioni përkatës gjendet në linkun e mëposhtëm: