Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Programi i Rindërtimit të objekteve arsimore po mundëson rifunksionimin e qindra shkollave, të shkatërruara në themel nga fatkeqësia e nëntorit të shkuar. Një prej tyre, shkolla 9 vjeçare  “Bedrie Bebeziqi“ e cila pësoi të njëjtin fat si shumë objekte të rrënuara në Durrës, po ringrihet më e fortë, më e bukur dhe më e sigurt, në qendër të qytetit.

Shkolla e re do të ofrojë kushtet më optimale për 450 nxënës. Për të inspektuar ecurinë e punimeve të saj ishte sot në Durrës, Kryeministri Edi Rama.

“Është një objekt, i cili u dëmtua nga fatkeqësia dhe rindërtimi nisi menjëherë me shembjen e objektit. Janë 450 nxënës që do të akomodohen në këtë godinë. Janë 12 klasa, 4 laboratorë. Objekti zhvillohet në 4 dhe në 5 kate. Shkolla është e pozicionuar në qendër të qytetit. Korridori është me klasa të pozicionuara në një anë të tij, duke marrë dritë kështu nga të dy anët. Korridori është me shkallë emergjence dhe shkolla do të ketë një oborr të brendshëm”, – u shpreh Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Shkolla 9 vjeçare “Bedrie Bebeziqi” do të jetë gati për nxënësit dhe stafin e mësuesve brenda muajit janar.

***

Kryeministri Rama vijoi inspektimin në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”

Shkolla akomodon 1030 nxenës. Shkolla me 4 kate, oborr të brendshēm, ambiente të jashtme sportive dhe të gjithë elementet infrastrukturorë për personat me aftësi ndryshe në përputhje me standardet europiane. Për një shfrytēzim sa më të mirë e funksional të sipërfaqes, ambientet sportive janë ndërtuar nëntokë, duke mundësiar edhe përdorimin e saj nga komuniteti dhe respektuar në këtë mënyrë konceptin e shkollës si qendër komunitate. Për ministrin Ahmetaj, investimet janë të mëdha dhe sfidë mbetet mirëmbajtja sa më e mirë.

Në Durrës, Programi i Rindërtimit përfshin 31 objekte arsimore. 6 shkolla janë me fonde të kombinuara të BE-së dhe KfW-së dhe pjesa tjetër financim i qeverisë shqiptare.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.