Deklarata e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu:
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi Paketën e Solidaritetit për festat e fundvitit për shpërblimin financiar për disa kategori të veçanta që meritojnë në këtë prag festash më shumë vëmendje dhe mbështetje.
Kemi vendosur të shpërblejmë me rastin e festave te fundvitit në masën 20 mijë lekë të vjetra:
• 79.370 përfitues që trajtohen me ndihmë ekonomikë
• 67.311 përfitues, pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar
Këshilli i Ministrave vendosi të shpërblejë në masën 30 mijë lekë të vjetra kategoritë e personave që përfitojnë pension dhe trajtime të tjera financiare.
Konkretisht, nga ky vendim përfitojnë:
• 498 242 persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe qyteti.
• 132.530 persona që marrin pension, sipas ligjit “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore”.
• 981 persona që marrin trajtim të veçantë financiar që kanë punuar në miniera, në nëntokë dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.
• 11876 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
• 3037 persona që marrin pension pleqërie, sipas ligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, nëntokë”.
• 2250 persona që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen me shpërblim financiar si veteranë të LANC-it, si dhe personat të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, apo që marrin pension social.
Fondi total që Qeveria ka vendosur të vë në dispozicion për shpërblimin e fundvitit përllogaritet vlerën 2 miliardë e 253 milion lekë të reja.
Kjo paketë solidariteti konfirmon edhe njëherë vëmendjen dhe përkujdesin e qeverisë për ata që kanë nevojë për përkujdes dhe mbështetje në këtë prag festash.