Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Një strukturë e rrënuar në një fushë po aq të lënë pas dore në Korçë është kthyer në një Park Olimpik europian. Parku Olimpik i Korçës është një vepër unike që i jep qytetit një atraksion më tepër. Projekti, që ka shfrytëzuar një strukturë ekzistuese në formë harku, është ndarë në dy pjesë, duke strehuar brenda saj Pallatin e Sportit dhe “Qytetin e Fëmijëve”. Kjo vepër e përfunduar është një mundësi argëtimi veçanërisht për fëmijët, të cilët në ambientet e menduara enkas për ta si biblioteka, dhomat e muzikës ku mund të ndiqen kurse të veglave instrumentale dhe pjesa e gatimit, mund të kalojnë kohën e lirë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.