Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Rindërtimi i shtëpive të dëmtuara të familjeve të mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit vazhdon me ritme të larta. Kryeministri Rama ishte në Petrelë, i shoqëruara nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj dhe nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një nga familjet, të cilët sot hynë në shtëpinë e re me kushte shumë më të mira se sa ato që tërmeti shkatërroi.

“Kjo ka qenë një shtëpi që në tërmetin e shtatorit mori goditje të forta, pastaj në atë të nëntorit u rrafshua”, – tha Kryebashkiaku Veliaj. Puna vazhdon ditë e natë që të gjithë familjet e dëmtuara në atë tërmet tragjik të hyjnë sa më shpejt në shtëpitë e reja. Rindërtimi i shtëpive të familjeve do të krijojë kushte të reja, shumë më cilësore se atë që tërmeti rrënoi.

Kryeministri Rama nënvizoi se tërmeti la pasoja tragjike, por solli edhe shtëpi të reja për shumë familje. “Ajo që ju ndodhi ju dhe shumë njerëzve ishte e tmerrshme, por iku. Gjyshja ime thoshte jo çdo e keqe vjen vetëm për keq, kështu që tani jeni në një shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur”, – u shpreh Kryeministri Rama, standard ky që do të aplikohet për të gjitha shtëpitë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.