Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Sot në orën 10.00, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, votuan në qendrën e votimit në shkollën “Ymer Lala” në Surrel, Tiranë.

Në një prononcim pas votimit, Kryeministri i drejtoi një apel çdo qytetari me të drejtë vote që ta ushtrojë këtë të drejtë, të bëhet pjesë e procesit, duke marrë pjesë në zgjedhje.

“Unë i bëj thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë. Duke votuar sot, marrin pjesë në një proces historik të vulosjes së një reforme historike për Shqipërinë, që është reforma administrative-territoriale, një reformë e riorganizimit në themel të shtetit shqiptar. Pavarësisht për kë votojnë, të gjithë ata që votojnë janë qytetarë të mirë dhe qytetarë që meritojnë respekt. Kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet.”

Në një shkëmbim batute me gazetarët në lidhje me ndjesinë e votimit për herë të parë në këtë qendër votimi, Kryeministri u shpreh: “Si katunar me fat, sepse nuk ka më katunarë dhe qytetarë, por janë të gjithë qytetarë të barabartë që nga qendra e Tiranës deri në fshatin më të largët.”

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.