Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Thirrje për shprehjen interesi: pozicion vakant në kuadër të Programit Interreg URBACT 2021-2027 – Pika Kombëtare Urbakt (NUP) 

Në kuadër të Programit të bashkëpunimit Interreg URBACT 2021-2027, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA III), Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës  SASPAC (Shqipëri), fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim: 

 

1 (një) Pikë Kombëtare Urbakt (NUP) për programin e bashkëpunimit URBACT 2021-2027, pozicionuar në Tiranë. 

Procedura e Aplikimit: 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë: 

  • Letër motivimi në anglisht; 
  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europassnë anglisht; 
  • Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera); 
  • Fotokopje të Pasaportës; 
  • Certifikatë Familjare; 
  • Dëshmi Penaliteti; 
  • Fotokopje të librezës së punës; 
  • Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore; 
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj. 

Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi. 

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës  12 dhjetor 2024, ora 14:00, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Rruga “Kuvajt”, Tiranë, Shqipëri. 

Subjekti: Aplikim për “Përgjegjës i Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë, Interreg IPA Programi i Adriatikut Jugor 2021-2027”.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.