Kryeministri Edi Rama, së bashku me ambasadorin italian në Tiranë, Alberto Cuttillo, ishte i pranishëm në prezantimin e botimit të 20-të të Business Guide Albania, publikim i Tonucci&Partners. Business Guide Albania ofron një kuadër të përditësuar të statusit ekonomik dhe juridik të vendit, si dhe një panoramë të plotë të avantazheve dhe lehtësive për investimet e huaja. Kryeministri e vlerësoi botimin, një botim që sjell informacione me vlerë për zhvillimet ekonomike në vend dhe investitorët e huaj.
Tonucci&Partners ka qenë edhe këshilltar ligjor në proceset e privatizimit të një sërë sektorësh të rëndësishëm për ekonominë e vendit, si në energji, telekomunikacion, miniera, etj.. Në ceremoninë e organizuar për këtë event ishin të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik, dhomave të tregtisë dhe shoqatave të sipërmarrësve.