Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

330 apartamente të ndarë në 7 pallate do të formojnë lagjen e re të rilindjes në Kavajë.

Kryeministri Rama ishte në këtë kantier ku puna vijon me tre turne në mënyrë që familjet e prekura të hyjnë sa më shpejt në apartamentet e reja. Kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali informoi se “në fund të majit parashikohet të mbarojnë si struktura dhe në fund të gushtit përfundon i gjithë pallati”.

Pallatet do të jenë 6 katësh me katin e parë dedikuar njësive të shërbimit. Lagjen e re do të jetë vendosur edhe kopshti, çerdhja dhe spitali. Nuk është një lagje në periferi, por e gjitha e rrethuar me shërbime”, – theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Brenda gushtit parashikohet të mbarojnë të shtatë pallatet, ndërsa faza e parë e infrastrukturës lidhëse ka mbaruar tashmë.

***

Rrogozhina është një nga zonat që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit, ku procesi i rindërtimit ka avancuar. Janë 236 banesa individuale në proces rindërtimit. Kryeministri Edi Rama inspektoi sot disa nga kantieret e rindërtimit të shtëpive.

Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë bëri të ditur se në ndërkohë 39 familje kanë marrë bonusin për ta ndërtuar vetë banesën dhe është shpërndarë 100% fondi prej 1.7 miliardë lekë për familjet me dëmtime të banesave DS1, DS2 dhe DS3.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.