Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vaksinimi antiCOVID po vijon në mbarë vendin, sipas kategorive të përcaktuara në bazë të moshës dhe profesioneve të veçanta. Për të moshuarit e vaksinuar më herët ka nisur marrja e dozës së dytë të vaksinës, në të gjitha qendrat e përqendruara të vaksinimit.

Të moshuarit, që po vaksinohen në pikën e vaksinimit në sheshin Skënderbej, i vizitoi sot Kryeministri Edi Rama, i cili u interesua për mbarëvajtjen e procesit.

“Sot kemi ditën e rivaksinimeve. Kemi mbi 10 mijë planifikime sot. Kemi kryer mbi 416 mijë vaksinime deri tani e sot kalohet në 425 mijë, apo edhe më shumë. Ndërkohë që kemi disponibilitet mbi 300 mijë vaksina”, – u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.