Programi ADRION hap një thirrje të re që synon universitetet dhe qendrat kërkimore, si dhe institucionet e biznesit.
Qëllimi i përgjithshëm i kësaj Thirrje të 5-të të Jashtëzakonshme për Projekt Propozime është të rrisë kompetencat dhe aftësitë në fusha të konsideruara me rëndësi strategjike për zonën e programit Adriatiko-Jonian, duke krijuar urë lidhëse me periudhën e re të programimit dhe duke përparuar në mënyrë ideale në rrugën e saj të mbështetjes detare, mjedisore dhe tema të risive sociale.
Thirrja fokusohet vetëm në temat e mëposhtme:
- Tema 1: Ekonomia Blu
- Tema 2: Inovacioni Social
- Tema 3: Energjia e Rinovueshme
- Tema 4: Ekonomia rrethore
Kjo thirrje do të synojë zhvillimin e masave përgatitore për aktivizimin e programeve të përbashkëta Master që do të zhvillohen në periudhën programore 2021-2027. Projektet që përputhen me sukses me qëllimet e kësaj thirrjeje do të konsiderohen strategjike dhe do të jepen në Programin IPA ADRION 2021-2027.
Thirrja me pak fjalë
Hapja: 7 qershor 2022 në orën 10:00 – koha CEST
Mbyllja: 8 korrik 2022 në orën 15:00 – koha CEST
Buxheti total i thirrjes: 4 Mil EUR
Projekt propozimet do të kenë një kontribut të BE-së (ERDF + IPAII) deri në një maksimum prej 1.000 .000,00 euro nga të cilat deri në 750.000.00 euro (ERDF) dhe deri në 250.000,00 euro (IPAII) .
Përfituesit e adresuar:
- Universitete/fakultete të vendosura në shtetet partnere të ERDF ose IPA II;
- Institucionet e biznesit;
- Institucione kërkimore me ekspertizë specifike në lidhje me temën e zgjedhur.
Partneri kryesor duhet të jetë një Universitet/fakultet i vendosur në një Shtet Partner të ERDF; mund të jetë organ publik ose organ i së drejtës publike.
Për më shumë informacion dhe për shkarkimin e dokumenteve të nevojshme, ju lutemi klikoni në faqen zyrtare: Kliko këtu