Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Qendra e Roskovecit është transformuar tërësisht pas rikualifikimit urban që ka rijetësuar të gjithë hapësirën.

Gjatë vizitës sot në Qarkun e Fierit, Kryeministri Rama  ndaloi në Roskovec ku inspektoi disa nga investimet e kryera në këtë bashki.  Kryebashkiakia Majlinda Bufi deklaroi se rivitalizimi i sheshit jo vetëm ka ndryshuar pamjen urbane të qytetit, por ka sjellë edhe rritjen e ekonomisë lokale. Ky investim, sipas znj. Bufi, ka sjellë efekt pozitiv tek bizneset e njësitë e shërbimit përreth qendrës.

Po ashtu godina e bashkisë është transformuar në një godinë me standarde europiane në shërbimin ndaj qytetarëve, me zyra të integruara ku qytetarët mund të marrin shërbime në kushte dinjitoze dhe në kohë, pa shpenzuar orë në radha.

***

Rilindja Urbane në Ballsh po e formëson liqenin artificial në qytet, deri më sot i pavlerësuar si aset, në një pikë turistike falë projektit për rikualifikimin urban të të gjithë zonës. Projekti parashikon krijimin e hapësirave rekreative në zonën e liqenit. Rehabilitimi i zonës përreth liqenit pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e zonës përmes krijimit të hapësirave të nevojshme rekreative. Një fushë minifutbolli, fushë basketbolli, tavolina pingpongu, si dhe një park lojërash për fëmijët do të krijojnë një pikë tërheqëse, duke ofruar një atraksion më tepër për qytetarët e Ballshit.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.