Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligj i miratuar në mbledhjen e datë 26 shkurt 2014
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.138/2013, “PËR BURIMET E ENERGJISË SË RINOVUESHME””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.138/2013, “Për burimet e energjisë së rinovueshme””, për shqyrtim dhe miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.138/2013, “PËR BURIMET E ENERGJISË SË RINOVUESHME”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.138/2013, “Për burimet e energjisë së rinovueshme”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 27 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Në pikat 1, 3 dhe 4, fjalët “… brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji …” zëvendësohen me “… brenda datës 1.1.2015 …”.
2. Në pikat 2 dhe 5, fjalët “… brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji …” zëvendësohen me “… brenda datës 1.1.2015…”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I 
ILIR META

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.