Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligj i miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, 29 dhjetor 2014
 
V E N D I M
 
PËR 
 
MIRATIMIN E SHTESËS SË TRETË TË KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË ENERGJISË DHE INDUSTRISË, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE EVN AG, STATKRAFT AS E DEVOLL HYDROPOWER, SH.A., SI BASHKËKONCESIONARË, DHE PËR PROPOZIMIN         E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.10083, DATË 23.2.2009, “PËR MIRATIMIN  E KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE EVN AG, STATKRAFT AS E DEVOLL HYDROPOWER, SH.A., SI BASHKËKONCESIONARË PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, NDËRTIMIN, MARRJEN NË PRONËSI, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PROJEKTIT TË HIDROCENTRALIT NË LUMIN DEVOLL, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 14.15, të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft as e Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë”, të miratuar me ligjin nr.10083, datë 23.2.2009, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Miratimin e shtesës së tretë të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
2. Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr.10083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS e Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit, shtesës së kontratës dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. 
 
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
#
P R O J E K T L I GJ
 
PËR 
 
NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.10083, DATË 23.2.2009, “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE EVN AG, STATKRAFT AS E DEVOLL HYDROPOWER, SH.A., SI BASHKËKONCESIONARË PËR PROJEKTIMIN, FINANCIMIN, NDËRTIMIN, MARRJEN  NË PRONËSI, SHFRYTËZIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E PROJEKTIT TË HIDROCENTRALIT NË LUMIN DEVOLL, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Në titull dhe kudo në ligj, emërtimi “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës” zëvendësohet me “Ministria e Energjisë dhe Industrisë”. 
 
Neni 2
 
Miratimin e shtesës së tretë të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
 
Neni 3
 
Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Financave, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar për zbatimin e këtij ligji.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.