Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

PROJEKTLIGJE, MIRATUAR NË DATËN 18 DHJETOR 2013

 

PROJEKTLIGJE:

1. Për ratifikimin e instrumenteve që ndryshojnë Kushtetutën dhe konventën e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (Gjenevë, 1992), të ndryshuar nga Konferenca Fuqiplotë (Guadalajara, 2010).

2. Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë.

3. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e programit “Projekti pilot për krijimin dhe eksperimentimin e një sistemi sigurimesh të lehtësuara për mbulimin e rreziqeve në bujqësi”.

4. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për programin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullishtarisë shqiptare (ZHQSV)”.

5. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për programin “Fuqizimi i Agjencisë Shqiptare të Pagesave (AZHBR) për lëvrimin e kontributeve në bujqësi”.

6. Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e Vjenës “Për të drejtën e traktateve midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare ose midis organizatave ndërkombëtare”, 1986.

7. Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”.

8. Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8328, date 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.