PROJEKTLIGJE, MIRATUAR NË DATËN 4 TETOR 2013
PROJEKTLIGJE:
1. Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S.p.A., për programin “Fuqizimi i Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe të Agrikulturës për disbursimin e granteve në agrikulturë”.
2. Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S.p.A., “Për financimin e programit për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ullinjve”.
3. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Indisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin.
4. Për disa ndryshime në ligjin nr.10160, datë 15.10.2009, “Për rregullimin e
shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”.