Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 07 Tetor 2015
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË STABILIZIM – ASOCIIMIT BASHKIMI EVROPIAN -SHQIPËRI, 1/2015, I DATËS 11.5.2015, QË ZËVENDËSON PROTOKOLLIN 4 TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM – ASOCIIMIT, NDËRMJET KOMUNITETEVE EVROPIANE DHE SHTETEVE TË TYRE ANËTARE, NGA NJËRA ANË, DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA ANA TJETËR, NË LIDHJE ME PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT “PRODUKTE ORIGJINUESE” DHE METODAT E BASHKËPUNIMIT ADMINISTRATIV”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e vendimit të Këshillit të Stabilizim -Asociimit Bashkimi Evropian – Shqipëri, 1/2015, i datës 11.5.2015, që zëvendëson protokollin 4 të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit, ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË STABILIZIM -ASOCIIMIT BASHKIMI EVROPIAN – SHQIPËRI, 1/2015, I DATËS 11.5.2015, QË ZËVENDËSON PROTOKOLLIN 4 TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM – ASOCIIMIT, NDËRMJET KOMUNITETEVE EVROPIANE DHE SHTETEVE TË TYRE ANËTARE, NGA NJËRA ANË, DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA ANA TJETËR, NË LIDHJE ME PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT “PRODUKTE ORIGJINUESE” DHE METODAT E BASHKËPUNIMIT ADMINISTRATIV
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e vendimit të Këshillit të Stabilizim – Asociimit Bashkimi Evropian – Shqipëri, 1/2015, i datës 11.5.2015, që zëvendëson protokollin 4 të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit, ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, për bashkëpunimin policor”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, për bashkëpunimin policor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META