Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 09 dhjetor 2015
V E N D I M
Për
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR PRANIMIN E PROTOKOLLIT PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË MARRAKESHIT QË THEMELOI ORGANIZATËN BOTËRORE TË TREGTISË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për pranimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së Marrakeshit që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
# # #
P R O J E K T L I GJ
PËR
PRANIMIN E PROTOKOLLIT PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË MARRAKESHIT QË THEMELOI ORGANIZATËN BOTËRORE TË TREGTISË
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, e 121, të Kushtetutës, dhe të nenit 14 të Konventës së Vjenës “Për të drejtën e traktateve”, aderuar me ligjin nr.8696, datë 23.11. 2000, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Pranimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së Marrakeshit që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PER
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN E FONDIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR DHE STATUTIT TË TIJ”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe statutit të tij”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
# # #
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN E FONDIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR DHE STATUTIT TË TIJ
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe statutit të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META