Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 10 Qershor 2015
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E PËRJASHTIMEVE NGA TAKSAT DHE TË PARASHIKIMEVE PËR HEQJEN DORË NGA IMUNITETI I KUSHTËZUAR, SIPAS MARRËVESHJES SË GARANCISË NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E HUASË, PËR FINANCIMIN E ZBATIMIT TË PROJEKTIT PËR NDËRTIMIN E RRJETEVE NUMERIKE (DIGJITALE) DVB-T2 TË TRANSMETUESIT PUBLIK (RTSH)
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, sipas marrëveshjes së garancisë në lidhje me marrëveshjen e huasë, për financimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e rrjeteve numerike (digjitale) DVB-T2 të transmetuesit publik (RTSH)”, për shqyrtim e miratim me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas dokumenteve shoqëruese dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E PËRJASHTIMEVE NGA TAKSAT DHE TË PARASHIKIMEVE PËR HEQJEN DORË NGA IMUNITETI I KUSHTËZUAR, SIPAS MARRËVESHJES SË GARANCISË
NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E HUASË, PËR FINANCIMIN E ZBATIMIT TË PROJEKTIT PËR NDËRTIMIN E RRJETEVE NUMERIKE (DIGJITALE) DVB-T2 TË TRANSMETUESIT PUBLIK (RTSH)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, sipas marrëveshjes së garancisë në lidhje me marrëveshjen e huasë, për financimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e rrjeteve numerike (digjitale) DVB-T2 të transmetuesit publik (RTSH), sipas marrëveshjes së garancisë, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META