Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 12 nëntor 2014
 
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË (SHAPE) E SHTABIT TË KOMANDËS SUPREME ALEATE PËR TRANSFORMIMIN, NË PLOTËSIM TË PROTOKOLLIT TË PARISIT”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I :
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) e Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, në plotësim të Protokollit të Parisit”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
#
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTABIT SUPREM TË FUQIVE ALEATE NË EVROPË (SHAPE) E SHTABIT TË KOMANDËS SUPREME ALEATE PËR TRANSFORMIMIN, NË PLOTËSIM TË PROTOKOLLIT TË PARISIT
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
V E N D O S I :
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) e Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, në plotësim të Protokollit të Parisit.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR  META
 
***

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVETË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËRFAQËSUAR NGA KOMISIONI EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E UNIONIT “DOGANAT 2020””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Unionit “Doganat 2020””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
#

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËRFAQËSUAR NGA KOMISIONI EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E UNIONIT “DOGANAT 2020”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Unionit “Doganat 2020”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

ILIR META

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.