Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 18 Nëntor 2015

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN  E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE HUNGARISË, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë, për mbrojtjen shoqërore”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE HUNGARISË, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, dhe 121, pika 1 e Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, 

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë, për mbrojtjen shoqërore. 

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
ILIR META

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.