Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 20 janar 2016
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMEVE NË MARRËVESHJEN E HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE I – FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIME PËR QYTETET LEZHË, GJIROKASTËR, SARANDË DHE FIER”, DHE NË MARRËVESHJEN E HUASË A, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE II – FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIME PËR QYTETET BERAT, FIER, KAMZË, KUÇOVË, LUSHNJË DHE SARANDË””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e ndryshimeve në marrëveshjen e huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake I – furnizimi me ujë dhe kanalizime për qytetet Lezhë, Gjirokastër, Sarandë dhe Fier”, dhe në marrëveshjen e huasë A, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake II – furnizimi me ujë dhe kanalizime për qytetet Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnjë dhe Sarandë””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E NDRYSHIMEVE NË MARRËVESHJEN E HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE I – FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIME PËR QYTETET LEZHË, GJIROKASTËR, SARANDË DHE FIER”, DHE NË MARRËVESHJEN E HUASË A, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE II – FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIME PËR QYTETET BERAT, FIER, KAMZË, KUÇOVË, LUSHNJË DHE SARANDË”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e ndryshimeve në marrëveshjen e huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake I – furnizimi me ujë dhe kanalizime për qytetet Lezhë, Gjirokastër, Sarandë dhe Fier”, dhe në marrëveshjen e huasë A, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake II – furnizimi me ujë dhe kanalizime për qytetet Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnjë dhe Sarandë”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
*Shënim: Bazuar në nenin 117 të Kushtetutës së RSH dhe nenit 29 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave, vendimet e Këshillit të Ministrave publikohen në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë në fuqi pas botimit të tyre. Drejtoria e Komunikimit pranë Këshillit të Ministrave përpiqet të botojë në kohën më të shpejtë të mundshme vendimet e mbledhjeve të qeverisë, por versioni zyrtar dhe hyrja e tyre në fuqi bëhet vetëm pasi vendimi botohet ne QBZ. Shpeshherë, Vendimet e Këshillit të Ministrave kanë nevojë për zbardhje të mëtejshme, çka e vonon publikimin e tyre në këtë faqe.