Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 21 Tetor 2015
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.6,  TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS, QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË, TË QËNDRUESHME DHE GJITHËPËRFSHIRËSE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e  ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.6, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
  P R O J E K T L I GJ
PËR 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.6, TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS, QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË, TË QËNDRUESHME DHE GJITHËPËRFSHIRËSE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
    V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.6, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I  
ILIR META
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, FAZA I, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FUQIZIMIN INSTITUCIONAL, PëR PROGRAMIN “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE III/IV”, FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIME PËR VENDNDODHJET BERAT–KUÇOVË, DELVINË, GJIROKASTËR, KAMZË, LIBRAZHD DHE LUSHNJË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, faza I, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, për forcimin institucional, për programin “Infrastruktura bashkiake III/IV”, furnizimi me ujë dhe kanalizime për vendndodhjet Berat-Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamzë, Librazhd dhe Lushnjë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, FAZA I, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FUQIZIMIN INSTITUCIONAL, PëR PROGRAMIN “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE III/IV”, FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIME PËR VENDNDODHJET BERAT – KUÇOVË, DELVINË, GJIROKASTËR, KAMZË, LIBRAZHD DHE LUSHNJË”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e  Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së financimit, faza I, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, për fuqizimin institucional, për programin “Infrastruktura bashkiake III/IV”, furnizimi me ujë dhe kanalizime për vendndodhjet Berat–Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamzë, Librazhd dhe Lushnjë”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, FAZA I, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR SHËRBIME TË EKSPERTËVE NDAJ PËRFITUESIT, NË KUADRIN E STUDIMEVE TË FIZIBILITETIT, PËR PROGRAMIN “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE III/IV”, TË FINANCUAR NGA FONDE TË VEÇANTA, TË SIGURUARA NGA QEVERIA GJERMANE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, faza I, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, për shërbime të ekspertëve ndaj përfituesit, në kuadrin e studimeve të fizibilitetit, për programin “Infrastruktura bashkiake III/IV”, të financuar nga fonde të veçanta, të siguruara nga qeveria gjermane”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
  P R O J E K T L I GJ
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, FAZA I, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR SHËRBIME TË EKSPERTËVE NDAJ PËRFITUESIT, NË KUADRIN E STUDIMEVE TË FIZIBILITETIT, PËR PROGRAMIN “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE III/IV”, TË FINANCUAR NGA FONDE TË VEÇANTA, TË SIGURUARA NGA QEVERIA GJERMANE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së financimit, faza I, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, për shërbime të ekspertëve ndaj përfituesit, në kuadrin e studimeve të fizibilitetit, për programin “Infrastruktura bashkiake III/IV”, të financuar nga fonde të veçanta, të siguruara nga qeveria gjermane, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.