Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 26 gusht 2015
V E N D I M
 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR ASISTENCËN TEKNIKE PËR PROJEKTIN “PUNIME INFRASTRUKTURORE KOMUNALE NË ZONËN E ALPEVE SHQIPTARE” (ASISTENCË TEKNIKE NË KUADËR TË INVESTIMEVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR)”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
 V E N D O S I: 
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për asistencën teknike për projektin “Punime infrastrukturore komunale në zonën e Alpeve Shqiptare”, (asistencë teknike në kuadër të investimeve në Ballkanin Perëndimor)”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI  RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI
 
***
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR 
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR ASISTENCËN TEKNIKE PËR PROJEKTIN “PUNIME INFRASTRUKTURORE KOMUNALE NË ZONËN E ALPEVE SHQIPTARE” (ASISTENCË TEKNIKE NË KUADËR TË INVESTIMEVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR)
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
 
 V E N D O S I: 
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për asistencën teknike për projektin “Punime infrastrukturore komunale në zonën e Alpeve Shqiptare”, (asistencë teknike në kuadër të investimeve në Ballkanin Perëndimor), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E T A R I
 
ILIR  META

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.