Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 01 Korrik 2020:
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN NË AMENDAMENTIN DOHA, TË PROTOKOLLIT TË KIOTOS, TË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE, ADERUAR ME LIGJIN NR.9334, DATË 16.12.2004
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin në amendamentin Doha, të protokollit të Kiotos, të konventës kuadër të Kombeve të Bashkuara, për ndryshimet klimatike, aderuar me ligjin nr.9334, datë 16.12.2004, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN NË AMENDAMENTIN DOHA, TË PROTOKOLLIT TË KIOTOS, TË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE, ADERUAR ME LIGJIN NR.9334, DATË 16.12.2004”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, si dhe të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin në amendamentin Doha, të protokollit të Kiotos, të konventës kuadër të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, aderuar me ligjin nr.9334, datë 16.12.2004”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA