Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 03 Qershor 2020:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.12/2018, “PËR VLERËSIMIN KALIMTAR DHE PERIODIK TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, GARDËS SË REPUBLIKËS DHE SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT NË MINISTRINË E BRENDSHME, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.12/2018, “PËR VLERËSIMIN KALIMTAR DHE PERIODIK TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, GARDËS SË REPUBLIKËS DHE SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT NË MINISTRINË E BRENDSHME”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 6, pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ushtron veprimtarinë paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.”.
Neni 2
Në nenin 13, fjalët “…, brenda 1 viti nga data e hyrjes në fuqi të ligjit.” hiqen.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë as botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI