Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 04 Tetor 2017
P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË SHTETIT PËR VITIN 2016
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, dhe të nenit 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Miratimi i buxhetit faktik
Miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2016, së bashku me burimet e tij të financimit, si më poshtë:
Në milionë lekë
1. Buxheti i shtetit
• Të ardhurat, gjithsej………………………………. 310,932
• Shpenzimet, gjithsej……………………………….. 337,541
2. Buxheti vendor
• Të ardhurat, gjithsej……………………………….. 43,013
• Shpenzimet, gjithsej……………………………….. 43,590
3. Buxheti i ISSH-së
• Të ardhurat ………………………………………… 115,666
• Shpenzimet…………………………………………. 114,276
4. Buxheti i FSDKSH-së
• Të ardhurat…………………………………………….. 35,791
• Shpenzimet………………………………………… 34,796
5. Buxheti i AKKP-së
• Të ardhurat, gjithsej………………………………. 1,645
• Shpenzimet, gjithsej………………………………. 3,519
6. Deficiti buxhetor………………………………………. -26,675
7. Financimi i deficitit buxhetor…………………………. 26,675
I brendshëm……………………………………………….. 8,769
A. Me instrumente financiare (kredimarrje e brendshme neto) 10,608
1. Kredimarrje nga pushteti qendror………………………. 10,692
• Bono thesari…………………………………………. -14,385
• Obligacione qeveritare 2/3/5/7/10-vjeçare……… 25,077
2. Kredimarrje nga pushteti vendor………………………… -84
B. Të ardhura nga privatizimi……………………………….. 2,804
C. Të tjera………………………………………………. -4,644
• Ndryshimi i gjendjes së arkës…………………………. -414
• Të tjera……………………………………………. -4,230
Financimi i jashtëm (neto)……………………………….. 17,907
Nga i cili: Mbështetje buxhetore ……………………………….. 21,126
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË SHTETIT PËR VITIN 2016”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës dhe të neneve 62 e 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2016”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit, relacionit dhe raporteve bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E HUAS, NDËRMJET OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT, SH.A. (OST) DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR PROJEKTIN “LINJA E TRANSMETIMIT 400 KV SHQIPËRI-MAQEDONI (FIER-ELBASAN-QAFË THANË)””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main, në lidhje me marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a. (OST) dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë)””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E HUAS, NDËRMJET OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT, SH.A. (OST) DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR PROJEKTIN “LINJA E TRANSMETIMIT 400 KV SHQIPËRI-MAQEDONI (FIER-ELBASAN-QAFË THANË)”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main, në lidhje me marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a. (OST) dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë)”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PЁR ZHVILLIM, PЁR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGЁS SЁ LUMIT TЁ VLORЁS””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PЁR ZHVILLIM, PЁR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGЁS SЁ LUMIT TЁ VLORЁS”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.