P R O J E K T L I G J
PËR
RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË GJASHTË SHTESË TË MARRËVESHJES PËR FORCËN SHUMËKOMBËSHE TË PAQES NË EVROPËN JUGLINDORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Evropën Juglindore.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË GJASHTË SHTESË TË MARRËVESHJES PËR FORCËN SHUMËKOMBËSHE TË PAQES NË EVROPËN JUGLINDORE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Evropën Juglindore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA