Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 07 Nëntor 2018:
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9573, DATË 3.7.2006, “PËR AUTORIPARIMIN, SHITBLERJEN, DEPOZITIMIN E MJETEVE RRUGORE ME MOTOR, TË RIMORKIOVE DHE PJESËVE TË TYRE TË DALA JASHTË PËRDORIMIT OSE TË BRAKTISURA DHE PËR VEPRIMTARITË QË LIDHEN ME TO”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9573, datë 3.7.2006, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2/1 hiqet numri 18.
Neni 2
Neni 21 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 21
Ushtrimi i veprimtarisë së një agjencie
1. Veprimtaritë e parashikuara në nenin 20, të këtij ligji, kryhen nga subjektet në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
2. Kriteret për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe numri i agjencive, për çdo qytet, përcaktohen me udhëzim të ministrit që mbulon fushën e transportit, duke pasur parasysh numrin e mjeteve me motor të regjistruara.”.
Neni 3
Neni 22 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 22
Njoftimi i agjencive
1. Subjektet, titullari i të cilave ka aftësitë profesionale, sipas neneve 23 e 29 të këtij ligji, ushtrojnë veprimtarinë e trajtimit të praktikave të qarkullimit të mjeteve me motor.
2. Subjektet duhet të kenë të regjistruar në regjistrin tregtar si objekt të veprimtarisë së tyre trajtimin e praktikave të qarkullimit të mjeteve me motor.”.
Neni 4
Në nenin 29, pikat 1 e 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“1. Ushtrimi i veprimtarisë së shitblerjes, të ndërmjetësimit, të autoriparimit për mjetet rrugore me motor dhe rimorkiot, të autorizuara nga prodhuesi i tyre, kryhet nga subjektet juridike, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, të cilat kanë të regjistruar në regjistrin tregtar, si objekt të veprimtarisë së tyre, ushtrimin e këtyre veprimtarive.
4. Tarifat e dhënies së autorizimeve të përcaktuara në pikat 2 e 3, të këtij neni, miratohen nga ministri përgjegjës për financat.”.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9573, DATË 3.7.2006, “PËR AUTORIPARIMIN, SHITBLERJEN, DEPOZITIMIN E MJETEVE RRUGORE ME MOTOR, TË RIMORKIOVE DHE PJESËVE TË TYRE TË DALA JASHTË PËRDORIMIT OSE TË BRAKTISURA DHE PËR VEPRIMTARITË QË LIDHEN ME TO”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9573, datë 3.7.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AMENDAMENTIN E KIGALIT TË PROTOKOLLIT TË MONTREALIT “PËR SUBSTANCAT QË HOLLOJNË SHTRESËN E OZONIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin e Kigalit të Protokollit të Montrealit, “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”, bërë më 15 tetor 2016, në Kigali, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AMENDAMENTIN E KIGALIT TË PROTOKOLLIT TË MONTREALIT, “PËR SUBSTANCAT QË HOLLOJNË SHTRESËN E OZONIT””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin e Kigalit të protokollit të Montrealit, “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.102/2015, “PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Në pikën 5, të nenit 5, të ligjit nr.102/2015, të ndryshuar, fjalia e fundit ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për të ushtruar veprimtarinë studimore-projektuese, personat fizikë ose juridikë duhet të kenë të regjistruar në regjistrin tregtar, si objekt veprimtarie, kryerjen e kësaj veprimtarie dhe duhet të kenë të punësuar specialistë të pajisur me certifikatë profesionale.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.102/2015, “PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.