Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË PARISIT, NË KUADËR TË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së Parisit, në kuadër të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara, për ndryshimet klimatike”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
 
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË PARISIT, NË KUADËR TË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
 
V E N D O S I :
 
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes së Parisit, në kuadër të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara, për ndryshimet klimatike, bërë në Paris, më 12.12.2015, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR 
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2014, PËR MASËN SHOQËRUESE TË PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KV NË SHQIPËRINË JUGORE (PËRMIRËSIMI I EFIÇENCËS NË FUSHËN E ENERGJISË)””
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2014, për masën shoqëruese të projektit “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore (Përmirësimi i efiçencës në fushën e energjisë)””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
 
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË,  PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR 2014, PËR MASËN SHOQËRUESE TË PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KV NË SHQIPËRINË JUGORE (PËRMIRËSIMI I EFIÇENCËS NË FUSHËN E ENERGJISË)”
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
V E N D O S I:  
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2014, për masën shoqëruese të projektit “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore (Përmirësimi i efiçencës në fushën e energjisë)”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
 
***
V E N D I M
PËR 
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR 2015, PËR PROJEKTIN “PROGRAMI PËR RINOVIMIN E KONVIKTEVE NË KAMPUSIN UNIVERSITAR TË TIRANËS, SIPAS PARIMIT TË EFIÇENCËS ENERGJETIKE””
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projekligjit “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2015, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjetike””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
 
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË,  PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR 2015, PËR PROJEKTIN “PROGRAMI PËR RINOVIMIN E KONVIKTEVE NË KAMPUSIN UNIVERSITAR TË TIRANËS, SIPAS PARIMIT TË EFIÇENCËS ENERGJETIKE”
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2015, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjetike”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META
 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.