Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 09 Tetor 2018:  

 

P R O J E K T L I GJ

PËR

NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.155/2015, “PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

Neni 1

Në nenin nr.71, “Dispozita kalimtare”, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:

1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2.1. Organizatorët e kategorive “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë” do të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në datën 31 dhjetor 2018.
Të gjitha aplikimet për pajisjen me licencë për kategoritë e sipërpërmendura, në proces shqyrtimi, ndërpriten.”.

2. Në pikën 3, fjala “… të kategorive …” zëvendësohet me “…të kategorisë…”, ndërsa fjalët “…“Basteve sportive”…” dhe “…“Baste për garat në pistë”…” hiqen.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.155/2015, “PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

 

P R O J E K T L I G J 

PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9584, DATË 17.7.2006, “PËR PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I: 

Në ligjin nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në pikën 1, të nenit 2, shtohet emërtimi “Instituti i Statistikave”.

Neni 2

Në klasifikimin “D”, të lidhjes nr.1, që përmendet në nenin 4, pas pikës 11 shtohet pika 12, me këtë përmbajtje:

“12. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave 0,6”.

Neni 3 

Dispozitë kalimtare
Për Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Statistikave, ky ligj i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2019.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI 

 

###

 

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9584, DATË 17.7.2006, “PËR PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

P R O J E K T L I GJ 

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME VENDIN PRITËS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIM RINOR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes me vendin pritës ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

 

###

 

V E N D I M

PËR 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME VENDIN PRITËS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIM RINOR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes me vendin pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA 

 

### 

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.155/2015, “PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

###

 

P R O J E K T L I GJ

PËR

NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.155/2015, “PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

Në nenin nr.71, “Dispozita kalimtare”, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:

 

  1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2.1. Organizatorët e kategorive “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë” do të ushtrojnë  aktivitetin e tyre deri në datën 31 dhjetor 2018.

Të gjitha aplikimet për pajisjen me licencë për kategoritë e sipërpërmendura, në proces shqyrtimi, ndërpriten.”.

  1. Në pikën 3, fjala “… të kategorive …” zëvendësohet me “…të kategorisë…”, ndërsa fjalët “…“Basteve sportive”…” dhe “…“Baste për garat në pistë”…” hiqen.

 

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.