Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Dhjetor 2022:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN NË INICIATIVËN E PËRBASHKËT PËR RREGULLOREN E BRENDSHME PËR SHËRBIMET TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË TREGTISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, dhe 121 të Kushtetutës, dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN NË INICIATIVËN E PËRBASHKËT PËR RREGULLOREN E BRENDSHME PËR SHËRBIMET TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË TREGTISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, dhe 121 të Kushtetutës, dhe të nenit 18, pika 2, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9867, DATË 31.1.2008, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR TREGTIMIN NDËRKOMBËTAR TË LLOJEVE TË RREZIKUARA TË FAUNËS DHE TË FLORËS SË EGËR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Kudo në tekstin e ligjit:
a) fjalët “aplikimi”, “aplikimin”, “aplikimit” zëvendësohen përkatësisht me “kërkesa”, “kërkesën”, “kërkesës”;
b) fjalët “aplikant”, “aplikantit” zëvendësohen përkatësisht me “kërkues”, “kërkuesit”;
c) emërtimi “Agjencinë/së e/së Mjedisit dhe të Pyjeve” zëvendësohet me “Agjencinë/së Kombëtare të Mjedisit” ;
ç) fjalët “Policia Pyjore”, “Policisë Pyjore” zëvendësohen përkatësisht me me “struktura përgjegjëse për kontrollin në pyje”, “strukturës përgjegjëse për kontrollin në pyje”.
Neni 2
Në pikën 4, të nenit 13, fjala “… revokimit …” zëvendësohet me “… shfuqizimit …”.
Neni 3
Pikat 1 dhe 5, të nenit 17, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“1. Çdo kërkues, që kërkon një leje për llojet e listuara në anekse, paraqet kërkesën me shkrim në ministri, së bashku me dokumentet shoqëruese të saj.”.
“5. Kur autoriteti menaxhues, në bashkëpunim me autoritetin shkencor, vëren mangësi në dokumentet e paraqitura, brenda 7 (shtatë) ditëve nga dita e regjistrimit të kërkesës, i kërkon kërkuesit plotësimin e mangësive dhe pasaktësive të konstatuara brenda 10 (dhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës. Në rast se kërkuesi nuk plotëson pasaktësitë brenda afatit të kërkuar, kërkesa quhet se nuk është regjistruar dhe i kthehet kërkuesit bashkë me aktet e tjera.”.
Neni 4
Neni 21 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 21
Shfuqizimi
Ministria shfuqizon lejen kur:
a) konstaton se është lëshuar në kundërshtim me konventën ose me rezolutat dhe vendimet e konferencës së palëve;
b) provon se mbajtësi i lejes nuk ka përmbushur një nga kushtet e përcaktuara në leje ose certifikatë.”.
Neni 5
Neni 22 shfuqizohet.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9867, DATË 31.1.2008, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR TREGTIMIN NDËRKOMBËTAR TË LLOJEVE TË RREZIKUARA TË FAUNËS DHE TË FLORËS SË EGËR”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9867, datë 31.1.2008, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU