Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 10 Prill 2026:
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.29/2024, “PËR BURIMET UJORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Pika 35 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“35. “Ministri” është ministri i ministrisë përgjegjëse për burimet ujore.”.
2. Pas pikës 35 shtohet pika 35/1, me këtë përmbajtje:
“35/1.“Ministria” është ministria përgjegjëse për burimet ujore.”.
Neni 2
Kudo në ligj, fjalët “… me propozim të Kryeministrit …” zëvendësohen me “… me propozim të ministrit …”.
Neni 3
Pas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 6, shtohet shkronja “b/1”, me këtë përmbajtje:
“b/1) Ministria.”.
Neni 4
Shkronja “a”, e pikës 1, të nenit 7, shfuqizohet.
Neni 5
Pas nenit 7 shtohet neni 7/1, me këtë përmbajtje:
“7/1 Ministria
Ministria, në cilësinë e autoritetit qendror politikëbërës në sektorin e ujërave, ushtron kompetencat e saj, në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij:
a) duke përcaktuar vizionin, objektivat dhe orientimet strategjike të politikave, programeve dhe instrumenteve planifikuese për menaxhimin e integruar, të qëndrueshëm dhe të mbrojtur të burimeve ujore, në aspektin sasior dhe cilësor;
b) duke siguruar zhvillimin e balancuar dhe të qëndrueshëm të sektorit të burimeve ujore, nëpërmjet koordinimit ndërsektorial, harmonizimit të interesave të përdoruesve dhe aktorëve institucionalë, si dhe garantimit të përputhshmërisë me kuadrin rregullator në fuqi;
c) duke orientuar zhvillimin funksional të sektorit të ujërave, në mbështetje të rritjes ekonomike, përdorimit efikas të burimeve ujore dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës, në përputhje me parimet e menaxhimit të qëndrueshëm.”.
Neni 6
Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:
1. Fjalia e parë e pikës 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore është person juridik, publik, buxhetor, në varësi të ministrit, që ka si mision menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore, ruajtjen sasiore dhe cilësore të tyre, duke nxitur konkurrencën në përdorimin e burimeve ujore dhe rritjen e rentabilitetit ekonomik, sipas përcaktimeve të ministrisë.”.
2. Shkronjat “a” dhe “l”, të pikës 2, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a) harton dhe zbaton politikat, strategjitë, programet dhe projektet, që synojnë menaxhimin e burimeve ujore, ruajtjen sasiore dhe cilësore, sipas përcaktimeve të ministrisë;
…
l) harton rregulloren e funksionimit të Këshillit të Basenit Lumor dhe ia propozon ministrit për miratim.”.
Neni 7
Pas pikës 3, të nenit 10, shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
“3/1. “Rregullorja e funksionimit të Këshillit të Basenit Lumor miratohet nga ministri.”.
Neni 8
Në pikat 1 dhe 2, të nenit 14, përpara emërtimit “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore” shtohen fjalët “Ministria dhe …”.
Neni 9
Në nenin 52, fjalët “… informon Këshillin e Ministrave …” zëvendësohen me “… informon ministrinë … ”.
Neni 10
Në pikën 1, të nenit 54, përpara emërtimit “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore” shtohen fjalët “Ministria dhe …”.
Neni 11
Në fillim të nenit 96, përpara emërtimit “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore” shtohen fjalët “Ministria dhe …”.
Neni 12
Në pikën 1, të nenit 103, pas emërtimit “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore” shtohen fjalët “… nëpërmjet ministrisë …”.
Neni 13
Në pikën 4, të nenit 127, emërtimi “Këshilli/n i/e Ministrave” zëvendësohet me fjalën “ministria/ministrinë”.
Neni 14
Në pikën 6, të nenit 136, togfjalëshi “… sipas pikës 3 …” zëvendësohet me “… sipas pikës 4 …”.
Neni 15
Në fund të pikës 3, të nenit 141, shtohen fjalët “, … si dhe në rastet kur veprimtaria do të kryhet në një zonë, që i kalon kufijtë e një baseni.”.
Neni 16
Në pikat 1 dhe 2, të nenit 167, emërtimi “Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore” zëvendësohet me fjalën “ministrisë”.
Neni 17
Pas nenit 179 shtohet neni 179/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 179/1
Dispozitë kalimtare
Buxheti i miratuar për vitin 2026 për Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore, deri në rishikimin e ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, ekzekutohet në strukturën aktuale buxhetore, në përputhje me rregullat e legjislacionit buxhetor në fuqi.”.
Neni 18
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.29/2024, “PËR BURIMET UJORE”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR PUNIMET E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE PËR PROJEKTIN “PORTA E ALPEVE””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR PUNIMET E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE PËR PROJEKTIN “PORTA E ALPEVE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.2, ME SHKËMBIM LETRASH, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, MALIT TË ZI DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN IPA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MALI I ZI – SHQIPËRI 2021 – 2027, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9/2024”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr.9/2024”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.2, ME SHKËMBIM TË LETRASH, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, MALIT TË ZI DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN IPA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MALI I ZI – SHQIPËRI 2021 – 2027, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9/2024
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr.9/2024, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.29/2023, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA NË LIGJIN NR.29/2023, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Në ligjin nr.29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, pas shkronjës “g”, të nenit 11, shtohen shkronjat “gj” dhe “h”, me këtë përmbajtje:
“gj) të ardhurat nga pensionet dhe shpërblimet e tjera të ngjashme, të përfituara nga një shtet i huaj, sipas legjislacionit të atij shteti, nga individë, të cilët janë rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me nenin 8, të këtij ligji;
h) të ardhurat personale të individëve dhe të vetëpunësuarve të vetëm, që kanë statusin e personit të verbër, të provuar me vërtetimin përkatës, të lëshuar në përputhje me legjislacionin në fuqi të fushës.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI