Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 10 Shkurt 2021

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 10 Shkurt 2021:

 

P R O J E K T L I GJ
PËR

ZHVILLIMIN DHE PJESËMARRJEN E FORCAVE TË VENDEVE ANËTARE TË ORGANIZATËS SË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT DHE TË VENDEVE PARTNERE TË KËSAJ ORGANIZATE NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT “DEFENDER EUROPE 21”

Në mbështetje të neneve 12, 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Zhvillimin dhe pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate (në vijim, trupa aleate) në stërvitjen e përbashkët “Defender Europe 21”.

Neni 2

Lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të 3100 (tre mijë e njëqind) trupave aleate, pjesëmarrëse në stërvitje.

Neni 3

Qëllimi i pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në paketën e stërvitjeve “Defender Europe 21” është demonstrimi i aftësive të Forcave të Armatosura për të pritur, koordinuar dhe për t’u stërvitur e trajnuar me forcat amerikane dhe të NATO-s në aktivitete/operacione të përbashkëta, në një ambient operacional kompleks, në poligone e terrene stërvitore.

Neni 4

Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021, në Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone.

Neni 5

Në këtë stërvitje angazhohen 3100 (tre mijë e njëqind) trupa aleate, 10 (dhjetë) anije, 18 (tetëmbëdhjetë) avionë, 19 (nëntëmbëdhjetë) helikopterë, 6 (gjashtë) sisteme raketash patriot dhe 1000 (një mijë) automjete joluftarake, të cilat kryejnë lëvizje gjatë 24 (njëzet e katër) orëve në rajonin e përcaktuar të stërvitjes, sipas nenit 4, të këtij ligji.

Neni 6

Trupat e vendeve aleate, gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, kanë statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre, nënshkruar në Londër, më 19.6.1951, dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.10101, datë 26.3.2009.

Neni 7

Gjatë hyrjes, qëndrimit e daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, trupat e vendeve aleate shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Neni 8

Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij ligji.

Neni 9

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ZHVILLIMIN DHE PJESËMARRJEN E FORCAVE TË VENDEVE ANËTARE TË ORGANIZATËS SË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT DHE TË VENDEVE PARTNERE TË KËSAJ ORGANIZATE NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT “DEFENDER EUROPE 21”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate në stërvitjen e përbashkët “Defender Europe 21”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, (HUAMARRËSI), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE V, NË SHUMËN 80 000 000 (TETËDHJETË MILIONË) EURO”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (huamarrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, (HUAMARRËSI), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE V, NË SHUMËN 80 000 000 (TETËDHJETË MILIONË) EURO

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (huamarrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

***

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, MBI DHURIMIN NË FUSHËN E SHËNDETËSISË”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë”, për shqyrtim dhe miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, MBI DHURIMIN NË FUSHËN E SHËNDETËSISË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.