Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 Nëntor 2022:
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE TË HONG-KONGUT PËR RICIKLIMIN E SIGURT DHE MJEDISIOR TË ANIJEVE, 2009
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare të Hong-Kongut për Riciklimin e Sigurt dhe Mjedisor të Anijeve, bërë në maj 2009, në Hong-Kong, Kinë, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA