Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Dhjetor 2024: 
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTET DHE DOKUMENTET E KONGRESIT   TË 27-TË TË BASHKIMIT TË PËRBOTSHËM POSTAR,   ABIDJAN 2021, PËRFSHIRË NDRYSHIMET E MIRATUARA  NË KONGRESIN E JASHTËZAKONSHËM, ADDIS ABABA 2018, DHE NË KONGRESIN E JASHTËZAKONSHËM, GJENEVË 2019, TË BASHKIMIT TË PËRBOTSHËM POSTAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Abidjan 2021, përfshirë ndryshimet e miratuara në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Addis Ababa 2018, dhe në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Gjenevë 2019, të Bashkimit të Përbotshëm Postar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTET DHE DOKUMENTET E KONGRESIT TË 27-TË TË BASHKIMIT  TË PËRBOTSHËM POSTAR, ABIDJAN 2021, PËRFSHIRË NDRYSHIMET E MIRATUARA NË KONGRESIN E JASHTËZAKONSHËM, ADDIS ABABA 2018, DHE NË KONGRESIN E JASHTËZAKONSHËM, GJENEVË 2019, TË BASHKIMIT TË PËRBOTSHËM POSTAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe të nenit 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të  27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Abidjan 2021, përfshirë ndryshimet e miratuara në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Addis Ababa 2018, dhe në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Gjenevë 2019, të Bashkimit të Përbotshëm Postar (UPU), që kanë ndryshuar aktet themeltare të Bashkimit të Përbotshëm Postar, si më poshtë vijon:
1. Kushtetuta e Bashkimit të Përbotshëm Postar;
2. Konventa e Përbotshme Postare;
3. Protokolli përfundimtar i Konventës së Përbotshme Postare;
4. Rregullore e përgjithshme e Bashkimit të Përbotshëm Postar dhe rregullat e procedurës së kongreseve.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ELISA SPIROPALI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “HEKURUDHAT SHQIPTARE – REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE TIRANË – DURRËS DHE NDËRTIMI I LINJËS HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS”, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.29/2017”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, ratifikuar me                       ligjin nr.29/2017”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE  TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “HEKURUDHAT SHQIPTARE – REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE TIRANË – DURRËS DHE NDËRTIMI I LINJËS HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS”, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.29/2017
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, ratifikuar me ligjin nr.29/2017, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ELISA SPIROPALI
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8952,  DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në titullin e ligjit, pas fjalës “… elektronik …” shtohen fjalët “… dhe digjital …”.
Neni 2
Në nenin 1, pas fjalëve “… letërnjoftim unik, …” shtohen “… elektronik ose digjital …”.
Neni 3
Në nenin 2 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas fjalisë së parë, të pikës 1, shtohen fjalitë, me këtë përmbajtje:
“Letërnjoftimi mund të jetë në formë elektronike ose digjitale. Në çdo rast, shtetasit mund të zgjedhin për t’u pajisur me një nga format e letërnjoftimit ose mund të pajisen njëkohësisht me letërnjoftimin në të dyja format, elektronike dhe digjitale.”.
2. Në pikën 4, pas fjalës “Letërnjoftimi …” shtohet fjala “… elektronik …”.
3. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Rregullat dhe procedurat për paraqitjen e kërkesës për pajisjen me letërnjoftimin elektronik e digjital, pajisja, si dhe dokumentet e nevojshme, që shoqërojnë kërkesën, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm.”.
Neni 4
Në paragrafët e parë dhe të dytë, të nenit 4, fjala “… elektronik …” hiqet.
Neni 5
Neni 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 5
Shtetasi pajiset me letërnjoftim të ri kur plotëson kushtet e nenit 3 të këtij ligji dhe kur:
a) njëri nga përbërësit e gjendjes civile, të pasqyruar në letërnjoftim, ka ndryshuar, sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi; ose
b) vërtetohet nga organet përkatëse se letërnjoftimi i ka humbur ose i është vjedhur; ose
c) është dëmtuar; ose
ç) në çdo rast tjetër, që parashikohet nga legjislacioni në fuqi.”.
Neni 6
Në nenin 5/1, shkronja “b”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) vërtetohen rastet e përcaktuara në nenin 5, të këtij ligji.”.
Neni 7
Në nenin 6 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Paragrafi i parë numërtohet me numrin 1 dhe në paragrafin e parë, pas fjalës  “Letërnjoftimi …” shtohet “… elektronik …”.
2. Pas paragrafit të parë shtohen pikat 2 dhe 3, me këtë përmbajtje:
“2. Letërnjoftimi digjital është dokument identiteti, në të cilin janë pasqyruar qartë dhe janë shënuar me metoda digjitale të gjitha elementet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni. Përveç elementeve të pikës 1, të këtij neni, në letërnjoftimin digjital përfshihen edhe:
a) çelësi kriptografik, që mundëson identifikimin digjital dhe certifikatën përkatëse;
b) informacioni, i cili mundëson nënshkrimin digjital, duke përfshirë një çelës kriptografik, që mundëson nënshkrimin digjital dhe certifikatën përkatëse;
c) të dhëna të tjera teknike, të nevojshme për funksionimin ose përdorimin e identitetit digjital.
3. Të dhënat e tjera teknike, që përfshihen në letërnjoftimin digjital, sipas shkronjës “c”, të pikës 2, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 8
Pas nenit 6 shtohet neni 6/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 6/1
1. Shoqëria aksionare përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike është përgjegjëse për:
a) krijimin e letërnjoftimit digjital dhe të infrastrukturës teknike e teknologjike për garantimin e sigurisë dhe të besueshmërisë së letërnjoftimit digjital;
b) administrimin e bazës së të dhënave shtetërore për letërnjoftimin digjital;
c) krijimin e kushteve për kryerjen e transaksioneve digjitale ndërmjet palëve të treta edhe nëpërmjet përdorimit të letërnjoftimit digjital.
2. Shoqëria aksionare përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike mund t’i përmbushë përgjegjësitë e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni, vetë ose nëpërmjet shoqërive të tjera, që kanë eksperiencën dhe kapacitetet teknike e financiare për krijimin e letërnjoftimeve digjitale, në përputhje me parashikimet e legjislacionit të posaçëm në fuqi.”.
Neni 9
Nxjerrja e akteve nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave, që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktin nënligjor të parashikuar në nenin 7 të këtij ligji.
2. Ngarkohet ministri i Brendshëm, që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji,  të miratojë aktin nënligjor të parashikuar në nenin 3 të këtij ligji.
Neni 10
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ELISA SPIROPALI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA  DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.