Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Korrik 2022:

 

P R O J E K T L I GJ
PËR

MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2021

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, dhe 158 të Kushtetutës dhe të nenit 63, të ligjit nr.9936 datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1
Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit

Miratohet buxheti faktik, si raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit, për vitin 2021, sipas dokumenteve të mëposhtme, që i bashkëlidhen këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse të tij:

a) Pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit, për vitin 2021;
b) Raporti për zbatimin e buxhetit vjetor 2021, në nivelin e fondeve të miratuara dhe objektivat e realizuar;
c) Raporti për borxhin publik dhe përbërjen e tij, për vitin 2021;
ç) Raporti për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjencës, për vitin 2021;
d) Raporti për situatën e kontrollit të brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, gjatë vitit 2021.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2021”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, dhe 158 të Kushtetutës dhe të neneve 62 e 63, të ligjit nr.9936 datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2021”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit, relacionit, raporteve dhe tabelave, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ 

 

 

 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.