Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 14 Nëntor 2018:

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1 TË MARRËVESHJES SË HUAS TË DATËS 31.12.2012, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (EBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË PËRMIRËSIMIT TË SIGURISË SË DIGËS NË HIDROCENTRALIN E KOMANIT, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.103/2013

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:  
 
Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të marrëveshjes së huas të datës 31.12.2012, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), për financimin e projektit të përmirësimit të sigurisë së digës në hidrocentralin e Komanit, ratifikuar me ligjin nr.103/2013, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

 

###

 

V E N D I M

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1 TË MARRËVESHJES SË HUAS TË DATËS 31.12.2012, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (EBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË PËRMIRËSIMIT TË SIGURISË SË DIGËS NË HIDROCENTRALIN E KOMANIT, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.103/2013”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:  

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të marrëveshjes së huas të datës 31.12.2012, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), për financimin e projektit të përmirësimit të sigurisë së digës në hidrocentralin e Komanit, ratifikuar me ligjin nr.103/2013”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

SENIDA MESI

 

***

 

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIMIN, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE EUROJUST-IT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust-it, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

 

###

 

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIMIN, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE EUROJUST-IT”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust-it”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
SENIDA MESI

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.