Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 15 Korrik 2020:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.87/2019, “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.87/2019, “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Pika 2, e nenit 48, të ligjit nr.87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Përjashtimisht pikës 1, të këtij neni, në varësi të llojit të transaksionit, ky ligj i fillon efektet sipas grafikut të përcaktuar në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të kësaj pike.
a) Për transaksionet pa para në dorë, ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
b) Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
c) Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9920, DATË 19.5.2008, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në fund të nënndarjes “ii”, të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 122, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“… Masa e bllokimit të veprimtarisë hiqet para afatit 30-ditor, nëse tatimpaguesi paguan dënimin, sipas këtij paragrafi; …”.
Neni 2
Në kreun XV, pas pikës 5, të nenit “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 6, me këtë përmbajtje:
“6. Pajisjet fiskale, të ofruara nga shoqëritë e autorizuara, me të cilat janë pajisur tatimpaguesit para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vijojnë të funksionojnë dhe të mirëmbahen nga këto shoqëri, për aq sa nuk bien në kundërshtim me ligjin nr.87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.
Deri në datën e fillimit të efekteve juridike, sipas nenit 48, të ligjit nr.87/2019, shoqëritë që kanë qenë të autorizuara, sipas vendimit nr.781, datë 14.11.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe iu ka përfunduar afati i autorizimit, përpara apo gjatë periudhës kalimtare, vazhdojnë të ofrojnë shërbimin e mirëmbajtjes të pajisjeve fiskale për tatimpaguesit. Përcaktimet e këtij paragrafi nuk përjashtojnë përmbushjen e detyrimeve sipas ligjit nr.87/2019.”.
Neni 3
Në pikën 3, të nenit 136, fjalët “… Nga data e fillimit të zbatimit të këtij ligji, …” zëvendësohen me “… Në momentin e shfuqizimit të neneve 55 dhe 56, të këtij ligji, …”.
Neni 4
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT FINANCIAR USHTARAK, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, si dhe nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT FINANCIAR USHTARAK, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës Së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.4/2020, “PËR SHKËMBIMIN AUTOMATIK TË INFORMACIONIT TË LLOGARIVE FINANCIARE””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare””, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.4/2020, “PËR SHKËMBIMIN AUTOMATIK TË INFORMACIONIT TË LLOGARIVE FINANCIARE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 11 shtohet pika 2, me këtë përmbajtje:
“2. Përjashtimisht për shkëmbimin e parë automatik, autoriteti kompetent shkëmben informacion me juridiksionet e tjera kompetente brenda datës 31.12.2020.”.
Neni 2
Pika 1, e nenit 19, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Përjashtimisht për raportimin e parë, institucioni financiar raportues, pas aplikimit të procedurave të vigjilencës së duhur, raporton brenda datës 15 nëntor 2020 për të gjitha llogaritë e raportueshme ekzistuese në datën 1.1.2019, si dhe llogaritë e raportueshme të hapura përgjatë vitit 2019, sipas detyrimit të përcaktuar në nenin 6, të këtij ligji.”.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në pikën 1, të nenit 16, “Fusha e veprimit të tatimit mbi fitimin”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Në shkronjën “a”, fjalët “… dhe që janë të regjistruar për TVSH-në …” zëvendësohen me“… me të ardhura mbi 8 000 000 lekë në vit …”.
2. Në shkronjën “c” hiqen fjalët “… kur ky është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar…”.
Neni 2
Pika 1, e nenit 28, “Shkalla tatimore”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Shkalla e tatimit mbi fitimin është:
• 0% për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit.
• 15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI