Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 15 Nëntor 2017
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E DOKUMENTEVE NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.84/2012”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale, ratifikuar me ligjin nr.84/2012”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas teksteve dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E DOKUMENTEVE NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.84/2012
Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 dhe 2, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale, ratifikuar me ligjin nr.84/2012, sipas teksteve që i bashkëlidhen këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI