Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 17 Korrik 2024: 

 

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.43/2020, “PËR AKTIVITETET E TURIZMIT DETAR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.43/2020, “Për aktivitetet e turizmit detar”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Pika 14, e nenit 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“14. “Operator i turizmit detar” është ai subjekt, që ushtron aktivitete të turizmit detar, i cili është i certifikuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, sipas parashikimeve të këtij ligji.”.

Neni 2

Në nenin 5 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në pikën 1, fjala “… të licencuar …” zëvendësohet me “… të certifikuar…”;
b) Pika 2 shfuqizohet.

Neni 3

Në pikën 1, të nenit 12, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Fjalët “… operator turistik detar …” zëvendësohen me “… operator i turizmit detar …”
b) Fjala “… i licencuar …” zëvendësohet me “… i certifikuar …”.

Neni 4

Në nenin 24 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në shkronjën “ç”, të pikës 1, fjala “… licencën …” hiqet.
b) Në pikën 3, fjalët “… lejes/licencës …” hiqen.

Neni 5

Në nenin 25 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Pika 2 shfuqizohet.
b) Në pikën 3, fjalët “… sipas pikave 1 dhe 2 …” zëvendësohen me “… sipas pikës 1 …”.

Neni 6
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.43/2020, “PËR AKTIVITETET E TURIZMIT DETAR””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.43/2020, “Për aktivitetet e turizmit detar””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.