Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 17 Prill 2024:

 

P R O J E K T L I GJ
PËR

FINANCIMIN E DETYRIMIT TË PRAPAMBETUR TË PAGESËS SË PUNONJËSVE DHE ISH-PUNONJËSVE TË KOMBINATIT MEKANIK POLIÇAN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Pagesa e detyrimeve për paga, sigurime shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve e të ish-punonjësve të ndërmarrjes “Kombinati Mekanik Poliçan”, për vitet 2017-2023, të financohet me fonde buxhetore.

Neni 2

Vlerat e detyrimeve, sipas listave të deklarimit në sistemin e tatimeve për pagat dhe kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore për punonjësit dhe ish-punonjësit e ndërmarrjes “Kombinati Mekanik Poliçan”, të njihen nga Ministria e Mbrojtjes si detyrime të prapambetura.

 

Neni 3

1. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi këtij ligji, përballohen nga buxheti i miratuar, për vitin 2024, për Ministrinë e Mbrojtjes, në zërin “Shpenzime korrente”.

2. Ministria e Mbrojtjes miraton dhe përcjell për pagesë në degën e thesarit dokumentacionin justifikues, të përgatitur nga ndërmarrja “Kombinati Mekanik Poliçan”, si më poshtë vijon:

a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS, ku janë të punësuar;
b) Të dhënat identifikuese të përfituesit, si:

i. emri e mbiemri i përfituesit;
ii. numri personal i identifikimit të përfituesit;
iii. numri i llogarisë rrjedhëse të përfituesit dhe emri i bankës përkatëse;
iv. urdhërpagesa, deklarata e gjeneruar nga sistemi efiling.tatime.gov.al.

Neni 4

Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për ndjekjen e zbatimit të këtij ligji.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA

###

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR FINANCIMIN E DETYRIMIT TË PRAPAMBETUR TË PAGESËS SË PUNONJËSVE DHE ISH-PUNONJËSVE TË KOMBINATIT MEKANIK POLIÇAN”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR REHABILITIMIN E LINJËS HEKURUDHORE VORË-HANI I HOTIT”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR REHABILITIMIN E LINJËS HEKURUDHORE VORË-HANI I HOTIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA

***

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E VENDIMIT NR.1/2023 TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT TË KONVENTËS RAJONALE PËR RREGULLAT PREFERENCIALE PAN-EURO-MEDITERIANE TË ORIGJINËS PËR NDRYSHIMIN E KONVENTËS RAJONALE PËR RREGULLAT PREFERENCIALE PAN-EURO-MEDITERIANE TË ORIGJINËS DHE TË REKOMANDIMIT NR.1/2023 TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT TË KONVENTËS RAJONALE PËR RREGULLAT PREFERENCIALE TË ORIGJINËS PAN-EURO-MEDITERIANE, NË LIDHJE ME PËRDORIMIN E CERTIFIKATAVE TË QARKULLIMIT TË LËSHUARA NË MËNYRË ELEKTRONIKE, TË DATËS 7 DHJETOR 2023

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 100 e 121, të Kushtetutës, dhe të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, datë 21.4.2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për miratimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës për ndryshimin e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës dhe të rekomandimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, të datës 7 dhjetor 2023”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ
PËR

MIRATIMIN E VENDIMIT NR.1/2023 TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT TË KONVENTËS RAJONALE PËR RREGULLAT PREFERENCIALE PAN-EURO-MEDITERIANE TË ORIGJINËS PËR NDRYSHIMIN E KONVENTËS RAJONALE PËR RREGULLAT PREFERENCIALE PAN-EURO-MEDITERIANE TË ORIGJINËS DHE TË REKOMANDIMIT NR.1/2023 TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT TË KONVENTËS RAJONALE PËR RREGULLAT PREFERENCIALE PAN-EURO-MEDITERIANE TË ORIGJINËS, NË LIDHJE ME PËRDORIMIN E CERTIFIKATAVE TË QARKULLIMIT TË LËSHUARA NË MËNYRË ELEKTRONIKE, TË DATËS 7 DHJETOR 2023

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Miratimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës për ndryshimin e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës dhe të rekomandimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, të datës 7 dhjetor 2023”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA 

 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.