Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Dhjetor 2020:
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.59/2014, “PËR KARRIERËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në pikën 1, të nenit 9, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Nënndarja “i”, e shkronjës “a”, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“i. kontrata lidhet për një afat jo më pak se 3 (tre) vjet me të drejtë ripërtëritjeje. Kohëzgjatja e ripërtëritjes së kontratës nuk duhet të kalojë moshën maksimale të përcaktuar në nenet 14, pika 1, e 14/1, të këtij ligji;”.
2. Nënndarja “i”, e shkronjës “b”, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“i. kontrata lidhet për një afat jo më pak se 3 (tre) vjet me të drejtë ripërtëritjeje. Kohëzgjatja e ripërtëritjes së kontratës nuk duhet të kalojë moshën maksimale të përcaktuar në nenet 14, pika 1, e 14/1, të këtij ligji;”.
3. Nënndarjet “i” dhe “ii”, të shkronjës “c”, ndryshohen, me këtë përmbajtje:
“i. kontrata lidhet me fillimin e studimeve brenda dhe jashtë vendit. Në kontratë përfshihen koha e arsimimit dhe 6 (gjashtë) vjet periudhë shërbimi nga data e emërimit të parë si oficer në Forcat e Armatosura. Kohëzgjatja e ripërtëritjes së kontratës nuk duhet të kalojë moshën maksimale të përcaktuar në nenet 14, pika 1, e 14/1, të këtij ligji;
ii. në emër të Forcave të Armatosura, për studentët ushtarakë nënshkruan komandanti i strukturës mbështetëse për çështje të arsimimit ushtarak, ndërsa për oficerët nënshkruan drejtuesi i njësisë së menaxhimit të personelit në Ministrinë e Mbrojtjes.”.
Neni 2
Në nenin 12 bëhen ndryshimet e shtesat, si më poshtë vijon:
a) shkronja “ç”, e pikës 1, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“ç) Për studentët:
Titulli Lloji i gradës
Student ushtarak
Ushtar I”;
b) pas pikës 3, shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:
“4. Ushtarët e nënoficerët që konkurrojnë për shkolla të larta ushtarake brenda vendit, ruajnë gradën që mbajnë në momentin e pranimit në shkollat e larta ushtarake, deri në përfundim të studimeve.”.
Neni 3
Në nenin 13, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Shkronja “ç”, e pikës 1, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“ç) Ushtar IV Detar IV 2 vjet”.
2. Pika 2 shfuqizohet.
Neni 4
Shkronjat “g” e “gj”, të pikës 1, të nenit 14, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“g) Nëntoger Nënlejtënant 33 vjeç;
gj) Toger Lejtënant 38 vjeç”.
Neni 5
Pas nenit 14, shtohen nenet 14/1 e 14/2, me këtë përmbajtje:
“Neni 14/1
Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv për specialitetet
1. Mosha maksimale e qëndrimit në shërbim aktiv për specialitetet është:
Forca tokësore/ajrore Forca detare Mosha në shërbim aktiv
a) Ushtar IV Detar IV 42 vjeç;
b) Nëntetar Nëntetar 45 vjeç;
c) Tetar Tetar 50 vjeç;
ç) Rreshter Rreshter 57 vjeç;
d) Kapter Kapter 58 vjeç;
dh) Nëntoger Nënlejtënant 41 vjeç;
e) Toger Lejtënant 45 vjeç;
ë) Kapiten Kapiten lejtënant 51 vjeç;
f) Major Kapiten i rangut të tretë 60 vjeç;
g) Nënkolonel Kapiten i rangut të dytë 61 vjeç.
Neni 14/2
Mosha minimale e konkurrimit për marrjen e gradës
Mosha minimale për konkurrim për marrjen e gradave të larta dhe të gradës “Gjeneral brigade/Kundëradmiral” është, si më poshtë vijon:
Forca tokësore/ajrore Forca detare Mosha në shërbim aktiv
a) Kapiten Kapiten lejtënant 34 vjeç;
b) Major Kapiten i rangut të tretë 40 vjeç;
c) Nënkolonel Kapiten i rangut të dytë 45 vjeç;
ç) Kolonel Kapiten i rangut të parë 50 vjeç.”.
Neni 6
Në pikën 1, të nenit 15, fjala “… parauniversitar …” zëvendësohet me fjalët “… 9-vjeçar …”.
Neni 7
Në pikën 1, të nenit 16, pas fjalëve “… ka kryer …”, të shtohen fjalët “… minimalisht arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit dhe …”.
Neni 8
Në pikën 2, të nenit 18, fjala “… dy …” zëvendësohet me fjalën “… tre …”.
Neni 9
Neni 20 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“Neni 20
Arsimimi dhe kualifikimi për përparim në gradë
Ushtarakët e Forcave të Armatosura, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit e të kualifikimit, të përcaktuara në politikën e arsimimit të Forcave të Armatosura, të miratuar me urdhër të ministrit të Mbrojtjes e me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.”.
Neni 10
Në nenin 21 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Pika 1 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“1. Përparimi në gradë për oficerët deri në gradën “nënkolonel/kapiten i rangut të dytë”, nënoficerët deri në gradën “kapter” dhe ushtarët deri në gradën “ushtar IV”, që kryejnë detyra organike në specialitete në Forcat e Armatosura, bëhet sipas kritereve të përcaktuara në nenet 13 e 14/1, të këtij ligji, dhe në përputhje me nevojat organike të Forcave të Armatosura.”.
2. Pas pikës 1, shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Specialitetet, sipas pikës 1, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Mbrojtjes.”.
Neni 11
Në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 22, pas nënndarjes “iii” shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Në rast mungese organike të oficerëve me gradën madhore “gjeneralmajor/nënadmiral”, ata zëvendësohen me oficerë me gradën madhore “gjeneral brigade/kundëradmiral.”.
Neni 12
Në nenin 24 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Fjalia e dytë, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë:
“Në mbarim të kësaj periudhe, ushtaraku emërohet në përputhje me gradën që mban, me përjashtim të rastit kur plotëson kushtet për daljen në lirim, sipas shkronjës “b”, të nenit 26, të këtij ligji.”.
2. Shkronja “c”, e pikës 2, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“c) me kërkesën e ushtarakut për të shoqëruar bashkëshortin/bashkëshorten, që emërohet jashtë shtetit në funksione zyrtare ose që dërgohet në trajnime/kualifikime afatgjata mbi 9 (nëntë) muaj jashtë vendit. Në këtë rast, pezullimi zgjat sa periudha e emërimit ose trajnimit/kualifikimit, por jo më shumë se 4 (katër) vjet.”.
Neni 13
Në nenin 25 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Shkronja “b”, e pikës 1, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“b) pavarësisht numrit të aplikimeve për marrjen e gradës së radhës, ka plotësuar moshën maksimale të qëndrimit në shërbimin, përcaktuar në nenin 14, të këtij ligji.”.
2. Shkronja “c”, e pikës 1, shfuqizohet.
Neni 14
Në pikën 1, të nenit 26, shkronja “b” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) vuan dënim me burgim me vendim gjyqësor të formës së prerë ose dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi me dashje.”.
Neni 15
Në nenin 32 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë:
“1. Ushtaraku, mund të emërohet në një funksion me 1 gradë më të ulët, duke mbajtur gradën që ka, por jo për më shumë se 1 (një) vit. Emërimi në një funksion më të ulët sipas kësaj pike nuk mund të kryhet pa kaluar të paktën 3 (tre) vjet nga emërimi i mëparshëm në një funksion me 1 gradë më të ulët.”.
2. Pas pikës 1, shtohet pika 1/1, si më poshtë:
“1/1. Në rast pëlqimi me shkrim nga vetë ushtaraku, emërimi në një funksion me 1 gradë më të ulët mund të bëhet më shumë se afati i përcaktuar në pikën 1, të këtij neni.”.
Neni 16
Dispozita kalimtare
1. Brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë ushtarakët e larguar nga shërbimi aktiv dhe për të cilët nuk ka urdhra përkatës të nxjerrjes në lirim/rezervë, të lirohen nga shërbimi aktiv me urdhër të organit kompetent, me efekt nga data e largimit të tyre faktik, të verifikuar me dokumentacion zyrtar në dispozicion të strukturave të Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
2. Të gjithë nëntetarëve, nëntogerëve e togerëve, të cilët kanë konkurruar 2 (dy) herë dhe nuk kanë marrë gradën e radhës, u lind e drejta të aplikojnë dhe një herë tjetër në rast se nuk kanë kaluar moshën maksimale të qëndrimit në shërbimi aktiv, sipas neneve 14 e 14/1, të këtij ligji.
Neni 17
Aktet nënligjore
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e aktit nënligjor, në zbatim të pikës 2, të nenit 10, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e tij.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.59/2014, “PËR KARRIERËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit e relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 2, pas pikës 4, shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:
“5. Për qëllim të neneve 32/1 e 32/2, të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Bashkim me përthithje”, çdo transferim, nga një person juridik, i të gjitha veprimtarive të tij të biznesit (personi transferues) në një shoqëri (shoqëria përthithëse) në shkëmbim të emetimit apo transferimit të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë përthithëse;
b) “Transferim i një dege të veprimtarisë”, çdo operacion nëpërmjet të cilit një shoqëri (shoqëria transferuese) transferon pa u shpërbërë një ose më shumë degë të veprimtarisë të saj në një shoqëri tjetër (shoqëria përthithëse), në këmbim të emetimit ose transferimit të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë përthithëse. Një “degë e veprimtarisë” nënkupton të gjitha aktivet e pasivet e një sektori të një shoqërie, të cilat, nga një pikëpamje organizative, përbëjnë një veprimtari të pavarur ekonomike dhe përfshin gjithashtu transferimin e të gjitha aktiveve e të pasiveve të një shoqërie.
c) “Shkëmbim i aksioneve ose kuotave”, çdo operacion nëpërmjet të cilit një shoqëri (shoqëria blerëse) përfiton një pjesëmarrje në kapitalin e një shoqërie tjetër (shoqëria e blerë), në këmbim të emetimit ose të transferimit tek aksionari ose ortaku i shoqërisë së blerë, në këmbim për aksionet ose kuotat e tyre, të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë së blerë, dhe, nëse zbatohet, një pagesë e cilësuar në të holla, duke pasur parasysh se shoqëria blerëse merr shumicën e të drejtës së votës në shoqërinë e blerë me këtë operacion.
ç) “Shkrirje/bashkim”, çdo operacion përmes së cilit:
i. një ose më shumë shoqëri (shoqëritë transferuese), që shpërbëhen pa kaluar në procesin e likuidimit, i transferojnë të gjitha aktivet e pasivet e tyre në një tjetër shoqëri ekzistuese (shoqëria përthithëse), në këmbim të emetimit ose të transferimit tek aksionari ose ortaku të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë përthithëse, dhe, nëse zbatohet, një pagesë të cilësuar në të holla; ose
ii. dy apo më shumë shoqëri (shoqëritë transferuese), që shpërbëhen pa kaluar në procesin e likuidimit, i transferojnë të gjitha aktivet e pasivet e tyre te një shoqëri që ata formojnë (shoqëria përthithëse), në këmbim të emetimit ose të transferimit tek aksionari ose ortaku të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë përthithëse, dhe, nëse zbatohet, një pagesë të cilësuar në të holla; ose
iii. një shoqëri (shoqëria transferuese), që shpërbëhet pa kaluar në procesin e likuidimit, i transferon të gjitha aktivet e pasivet e saj te shoqëria (shoqëria përthithëse) dhe mban të gjitha aksionet ose kuotat që përfaqësojnë kapitalin e saj.
d) “Ndarje”, çdo operacion përmes të cilit:
i. një shoqëri (shoqëria transferuese), që shpërbëhet pa kaluar në proces likuidimi, transferon të gjitha aktivet e pasivet te dy apo më shumë shoqëri ekzistuese ose të reja (shoqëri pritëse), në këmbim të emetimit të aksioneve ose kuotave proporcionale ose të transferimit tek aksionari ose ortaku i saj të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë pritëse, dhe, nëse zbatohet, një pagesë të cilësuar në të holla; ose
ii. një shoqëri (shoqëria transferuese) transferon një ose më shumë degë të veprimtarisë te një shoqëri që ajo formon (shoqëria pritëse), në këmbim për emetimin ose transferimin tek aksionari ose ortaku të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë pritëse, dhe, nëse zbatohet, një pagesë të cilësuar në të holla.
dh) “Pagesë e cilësuar në të holla”, pagesë në të holla që bëhet nga një shoqëri përthithëse ose blerëse, përveç emetimit ose transferimit të aksioneve ose kuotave, që nuk i tejkalojnë në total 10 (dhjetë) % të vlerës nominale të aksioneve ose kuotave të emetuara ose të transferuara në këmbim;
Neni 2
Pas nenit 32, shtohet neni 32/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 32/1
Vlerësimi i shkëmbimit të aksioneve ose kuotave
1. Aksionet ose kuotat e marra në lidhje me një bashkim me përthithje apo transferim të një dege apo të degëve vlerësohen në vlerën e tregut të aktiveve dhe të pasiveve të transferuara të biznesit.
2. Me një kërkesë me shkrim nga të dyja shoqëritë, si ajo blerëse, dhe ajo e blerë, drejtuar administratës tatimore, aksionet ose kuotat e marra lidhur me një shkëmbim të aksioneve ose kuotave, një bashkim ose një ndarje, vlerësohen me çmimin fillestar të blerjes së aksioneve ose kuotave që janë transferuar.
3. Çdo pagesë e cilësuar në të holla që është marrë lidhur me shkëmbimin e aksioneve ose kuotave, një bashkim ose ndarje, njihet si një fitim kapitali i tatueshëm deri në një shumë të barabartë me diferencën midis çmimit të tregut të aksioneve ose kuotave të marra dhe çmimit të blerjes së aksioneve ose kuotave të transferuara.
4. Ky nen zbatohet vetëm në lidhje me aksionarët ose ortakët në shoqërinë e blerë, nëse aksionarët ose ortakët janë rezidentë në Shqipëri.”.
Neni 3
Pas nenit 32/1, “Vlerësimi i shkëmbimit të aksioneve ose kuotave”, shtohet neni 32/2, me këtë përmbajtje:
“Neni 32/2
Rregullat e zbatueshme mbi aktivet dhe pasivet e biznesit në riorganizime
1. Fitimi i kapitalit i realizuar nga transferimi i aktiveve dhe i pasiveve të biznesit në lidhje me një bashkim me përthithje, një transferim i një dege apo i degëve të veprimtarisë, një bashkim ose një ndarje, mund të shtyhet deri në shitjen e këtyre aktiveve dhe të pasiveve nga shoqëria përthithëse. Kjo shtyrje e tatimit bëhet me kërkesën e të dyja shoqërive, si ajo transferuese, dhe ajo përthithëse në administratën tatimore, ku shoqëria përthithëse bie dakord që të vazhdojë vlerësimin e aseteve dhe të detyrimeve të transferuara të marra me vlerën e tyre kontabël në momentin menjëherë para se të ndodhë transferimi.
2. Në respekt të përllogaritjeve të amortizimit, shoqëria përthithëse do të vazhdojë sikur asetet e detyrimet e marra ende zotërohen nga shoqëria transferuese.
3. Ky nen zbatohet për transaksionet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, vetëm nëse shoqëria transferuese dhe shoqëria përthithëse janë të dyja rezidente në Shqipëri.
4. Ky nen nuk zbatohet nëse shoqëria transferuese nuk i mban aksionet ose kuotat e marra në shoqërinë përthithëse për të paktën 3 (tri) vite kalendarike pa ndërprerje pas vitit në të cilin ndodh transferimi, përveç rastit kur shoqëria transferuese demonstron se tjetërsimi i këtyre aksioneve ose kuotave nuk është duke u bërë me qëllimin mbizotërues për të ulur ose shmangur pagimin e tatimit mbi fitimin në Shqipëri.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996, “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 1 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Me termin “pagë referuese” kuptohet paga e muajit më të fundit, sipas legjislacionit në fuqi që zbatohet për atë funksion a detyrë.
Për funksionet e parashikuara dhe të referuara në ligjin nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe për funksionet, paga e të cilëve referohet te ligji i sipërcituar, me termin “pagë referuese” kuptohet:
a) për personat, të cilët kanë vite shërbimi deri më 31.12.2018, pavarësisht datës së lindjes të së drejtës për përfitim, paga e muajit të fundit që zbatohej për atë funksion apo detyrë, sipas legjislacionit në fuqi, deri në datën 31.12.2018;
b) për personat, të cilët kanë vite shërbimi pas datës 1.1.2019, paga e muajit të fundit që zbatohet për atë funksion, sipas legjislacionit në fuqi, në momentin e lindjes të së drejtës për përfitim, por në asnjë rast kjo pagë referuese nuk e tejkalon pagën e Presidentit të Republikës;
c) për personat, të cilët kanë vite shërbimi para dhe pas datës 31.12.2018, paga referuese për periudhën e shërbimit është paga mesatare mujore referuese që llogaritet si raport i shumës së pagave referuese të të gjitha funksioneve e detyrave që kanë gëzuar personat, respektivisht sipas përcaktimeve të shkronjave “a” dhe “b”, me shumën e muajve që njihet si periudhë shërbimi për të gjitha funksionet e detyrat, por në asnjë rast kjo pagë referuese nuk e tejkalon pagën e Presidentit të Republikës.
Paga referuese është bazë e llogaritjes së pensioneve suplementare dhe e pagesës kalimtare.”.
2. Në pikën 8, “Grupi i parë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në shkronjën “a” shtohen funksionet:
“- Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
– Komisioneri Publik;
– Kryetar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
– Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor;
– Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
– Drejtues i Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar.”;
b) Në shkronjën “b” shtohen funksionet:
“- Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
– Komisioner i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
– Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor;
– Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
– Inspektori i Lartë i Drejtësisë;
– Drejtor i Shkollës së Magjistraturës.”.
c) Në shkronjën “b”, funksioni “Zëvëndëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë” shfuqizohet.
3. Në pikën 9, “Grupi i dytë”, bëhen këto shtesa:
a) Në shkronjën “a” shtohen funksionet:
“- Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
– Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
– Kancelar i Komisionerit Publik;
– Sekretar i Përgjithshëm Këshillit të Lartë Gjyqësor;
– Sekretar i Përgjithshëm Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
– Sekretar i Përgjithshëm në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë;
– Magjistrat;
– Pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.”.
b) Në shkronjën “d” shtohen funksionet:
“- Këshilltar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
– Këshilltar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
– Këshilltar i Komisionerit Publik;
– Kancelar në Shkollën e Magjistraturës;
– Punonjës të tjerë të barazueshëm me ta, sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
4. Pika 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“11. Me termin “pagesë kalimtare” kuptohet pagesa që përfitojnë personat, subjekt i këtij ligji, pas ndërprerjes së funksionit ose kur punësohen në një funksion me pagë më të ulët se paga pararendëse. Për efekt të këtij ligji, dorëheqja, alternimi i funksionit titullar me anëtar brenda institucionit nuk konsiderohet ndërprerje e funksionit. ”.
Neni 2
Në nenin 7, fjalët “… pas largimit nga funksioni …”, zëvendësohen me “… pas ndërprerjes së funksionit …”.
Neni 3
Në fund të nenit 9 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Për personat, të cilët kanë kryer funksionet e parashikuara dhe të referuara në ligjin nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe për funksionet, paga e të cilëve referohet te ligji i sipërcituar, masa e pensionit llogaritet sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, por llogaritja e përfitimit për periudhat e shërbimit të kryera nga individët dhe të njohura si të tilla nga ky ligj bëhet sipas pagave referuese respektive, të përcaktuara në pikën 7, të nenit 1, të këtij ligji”.
Neni 4
Në fund të nenit 11 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Për personat, të cilët kanë kryer funksionet e parashikuara dhe të referuara në ligjin nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe për funksionet paga e të cilëve referohet te ligji i sipërcituar, masa e pensionit llogaritet sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, por periudhat e shërbimit të kryera nga individët vlerësohen sipas pagave referuese respektive, të përcaktuara në pikën 7, të nenit 1, të këtij ligji.”.
Neni 5
Pas nenit 17, shtohet neni 17/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 17/1
Indeksimi i pagës referuese
Paga referuese e përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 7, të nenit 1, të këtij ligji, mbi të cilën llogariten pensionet shtetërore suplementare për personat, të cilët kanë kryer funksionet e parashikuara dhe të referuara në ligjin nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe për funksionet, paga e të cilëve referohet te ligji i sipërcituar, indeksohet sipas indeksit të çmimeve të konsumit deri në datën e lindjes së të drejtës për përfitim.
Procedurat e indeksimit të pagës referuese sipas funksioneve përcaktohen me vendim te Këshillit të Ministrave.”.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996, “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, MALIT TË ZI, PËRFAQËSUAR NGA ZYRA E INTEGRIMIT EVROPIAN, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, MAL I ZI-SHQIPËRI 2014-2020, ALOKIMET PËR VITIN 2019”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, SHQIPËRI-KOSOVË 2014-2020, ALOKIMET PËR VITIN 2019”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2019”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, SHQIPËRI-KOSOVË 2014-2020, ALOKIMET PËR VITIN 2019
Në mbështetje të neneve, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, MALIT TË ZI, PËRFAQËSUAR NGA ZYRA E INTEGRIMIT EVROPIAN, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, MAL I ZI-SHQIPËRI 2014-2020, ALOKIMET PËR VITIN 2019
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJET EVROPIANE, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, MAQEDONI E VERIUT-SHQIPËRI 2014-2020, ALOKIMET PËR VITIN 2019”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJET EVROPIANE, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, MAQEDONI E VERIUT-SHQIPËRI 2014-2020, ALOKIMET PËR VITIN 2019
Në mbështetje të neneve, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI