Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Maj 2024:
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.162/2014, “PËR MBROJTJEN E CILËSISË SË AJRIT NË MJEDIS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Kudo në përmbajtje të ligjit, akronimi “ISHMPU” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”.
Neni 2
Pika 20, e nenit 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“20. “Struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit” është struktura e ngarkuar, sipas legjislacionit në fuqi, për inspektimin dhe kontrollin e veprimtarive që lidhen me sektorin e mjedisit.”.
Neni 3
Neni 20 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 20
Kundërvajtjet
1. Çdo shkelje e kërkesave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të dala në zbatim të tij, kur nuk përbën vepër penale, konsiderohet shkelje administrative dhe ndëshkohet me gjobë, pezullim apo mbyllje të veprimtarisë, përkatësisht:
a) mospërmbushja dhe mosrespektimi i kërkesave, parimeve dhe kushteve të shkarkimeve në ajër nga operatori i një instalimi, referuar lejes së mjedisit të tipave A apo B:
i. për lejet e mjedisit të tipit A, dënohet me gjobë, në vlerën 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë;
ii. për lejet e mjedisit të tipit B, dënohet me gjobë, në vlerën 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
b) ndotja e ajrit, e shkaktuar nga burimet e lëvizshme, në kundërshtim me kërkesat e nenit 13, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë;
c) prodhimi, importimi, tregtimi i lëndëve djegëse nga subjektet dhe përdorimi i lëndëve djegëse nga operatori, në kundërshtim me kërkesat e shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 14, të këtij ligji, dënohen me gjobë, në vlerën 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë, në varësi të sasisë dhe rrezikshmërisë që paraqesin lëndët djegëse të palejuara, si dhe me sekuestrimin e lëndës djegëse që është gjendje;
ç) mosrespektimi i masave për sigurimin e informacionit për konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 gjatë marketingut të automjeteve të reja, sipas kërkesave të shkronjës “c”, të nenit 14, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë;
d) mospërmbushja nga operatorët e kërkesave për pakësimin e rrjedhjeve dhe shkarkimeve të përbërësve organikë të avullueshëm (VOC), në kundërshtim me përcaktimet, sipas shkronjave “a”, “c” dhe “ç”, të nenit 15, të këtij ligji, dënohen me gjobë, në vlerën 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë, në varësi të sasisë e rrezikshmërisë që ato lëndë djegëse paraqesin, si dhe me pezullimin e veprimtarisë, për aq kohë sa të bëhet zëvendësimi i lëndës djegëse.
2. Kontrolli i zbatimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore, të dala në zbatim të tij, si dhe vendosja e gjobës dhe/apo pezullimi ose ndërprerja e veprimtarisë, sipas legjislacionit në fuqi për inspektimin, kryhet nga struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit, nga struktura inspektuese në ministrinë përgjegjëse për industrinë dhe nga struktura përgjegjëse inspektuese për mbikëqyrjen e tregut, sipas fushës së përgjegjësisë së tyre.
3. Gjoba e dhënë, në zbatim të këtij neni, pas shterimit të ankimit administrativ, sipas Kodit të Procedurave Administrative, përbën titull ekzekutiv. Gjoba e njoftuar nga organi përgjegjës paguhet brenda 10 ditëve nga data kur është kthyer në titull ekzekutiv. Në rast të mosekzekutimit vullnetar të gjobës së njoftuar, për ekzekutimin e saj ngarkohet zyra e përmbarimit, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile dhe në ligjin për kundërvajtjet administrative.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.162/2014, “PËR MBROJTJEN E CILËSISË SË AJRIT NË MJEDIS”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9587, DATË 20.7.2006, “PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 54 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Fjalët “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit …” zëvendësohen me “Struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit …”.
2. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit, për kundërvajtjet administrative të parashikuara në pikën 2, të këtij neni, jep dënimin kryesor me gjobë:
a) për shkeljet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “ë” dhe “j”, nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;
b) për shkeljet e përcaktuara në shkronjat “ç”, “e”, “g”, “gj”, “h” dhe “i” nga 13 000 (trembëdhjetë mijë) lekë deri në 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë.”.
3. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
“3/1. Gjoba e dhënë, në zbatim të këtij neni, pas shterimit të ankimit administrativ sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurave Administrative, përbën titull ekzekutiv. Gjoba e njoftuar nga organi përgjegjës paguhet brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data kur ajo është kthyer në titull ekzekutiv. Në rast mosekzekutimi vullnetar, për ekzekutimin e saj ngarkohet zyra e përmbarimit, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile dhe në ligjin për kundërvajtjet administrative.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9587, DATË 20.7.2006, “PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit””, të ndryshuar, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10431, DATË 9.6.2011, “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Kudo në tekstin e ligjit:
1. Fjala “inspektorati/inspektoratit” zëvendësohet me fjalët “struktura/strukturës përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”.
2. Fjalët “revokojë” dhe “revokimit” zëvendësohen përkatësisht me “shfuqizojë” dhe “shfuqizimit”.
Neni 2
Shkronja “g”, e pikës 1, të nenit 60, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“g) kryen inspektime dhe kontrollon veprimtaritë sipas parashikimeve të këtij ligji”.
Neni 3
Pikat 1 dhe 2, të nenit 69, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“1. Shkeljet e mëposhtme të këtij ligji, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, si më poshtë:
a) Mosdhënia e informacionit për shkarkimin dhe transferimin e ndotësve nga operatori, sipas përcaktimit të nenit 32, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
b) Mospërmbushja e kërkesave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve e të pajisjeve që përmbajnë këto substanca, sipas përcaktimit të nenit 35, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
c) Mospërmbushja e kërkesave për lëshimin e qëllimshëm në mjedis të organizmave të modifikuar gjenetikisht, për qëllime të tjera, përveç hedhjes së tyre në treg si produkte që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, sipas përcaktimit të nenit 36, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
ç) Mospërmbushja e kërkesave për ndalimin e prodhimit, të importit, hedhjes në treg dhe të përdorimit, për reduktimin e shkarkimeve, minimizimin dhe eliminimin e ndotësve organikë të qëndrueshëm, sipas përcaktimit të nenit 37, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
d) Mospërmbushja e kërkesave për shkarkimin e erërave të pakëndshme nga veprimtaritë e reja dhe ekzistuese, sipas përcaktimit të nenit 39, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
dh) Mosplotësimi nga personi i autorizuar, që kryen monitorimin e mjedisit, sa më shumë të jetë e mundur, i kërkesave për minimizimin e ndërhyrjes mbi përdorimin e tokës dhe mosplotësimi, pas kryerjes së veprimtarisë, sa më shumë të jetë e mundur, i kërkesave për rikthimin e tokës në gjendjen e saj të mëparshme, sipas përcaktimit të nenit 43, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;
e) Mosinformimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për mundësinë e një kërcënimi të drejtpërdrejtë për një dëm të tillë nga operatori, sipas përcaktimit të pikës 6, të nenit 50, të këtij ligji, si dhe mosmarrja e masave të nevojshme për të parandaluar shkaktimin e dëmit në mjedis, pavarësisht nga detyrimi i tij për marrjen e masave parandaluese të dëmit në mjedis, sipas përcaktimit të pikës 6, të nenit 50, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë;
ë) Mosinformimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nga operatori se me të gjitha masat e marra në përputhje me përcaktimin e bërë në pikën 6, të nenit 50, të këtij ligji, kërcënimi i drejtpërdrejtë i dëmit në mjedis nuk është shmangur, sipas përcaktimit të bërë në pikën 7, të nenit 50, të këtij ligji, pavarësisht nga detyrimi i tij për të siguruar paraprakisht fondet për kompensimin e një dëmi të mundshëm ndaj mjedisit apo për eliminimin e një kërcënimi të pashmangshëm për dëme në mjedis, sipas përcaktimit të nenit 53, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë;
f) Mospërmbushja e kërkesave të pikës 8, të nenit 50, të këtij ligji, nga operatori, pavarësisht nga detyrimi i tij për të rikthyer mjedisin në gjendjen e mëparshme, rehabilitimin e mjedisit, kompensimin e dëmit të shkaktuar apo për të marrë masa të tjera të përcaktuara në këtë ligj, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milionë e gjashtëqind mijë) lekë;
g) Përdorimi i ekoetiketës nga zotëruesi i saj edhe pas heqjes së saj nga ministria, sipas përcaktimit të pikës 4, të nenit 55, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;
gj) Mosplotësimi nga operatori i kërkesave të përcaktuara në njoftimin e përputhshmërisë, brenda afatit të përcaktuar në të, sipas përcaktimit të nenit 65, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në korrigjimin e mospërputhjes;
h) Mosplotësimi nga pronari i sendit apo operatori i veprimtarisë i kërkesave të përcaktuara në njoftimin e pezullimit, brenda afatit të përcaktuar në të, sipas përcaktimit të nenit 66, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit.”
2. Gjoba e dhënë në zbatim të këtij neni, pas shterrimit të ankimit administrativ sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurave Administrative, përbën titull ekzekutiv. Gjoba e njoftuar nga organi përgjegjës paguhet brenda 10 ditëve nga data kur ajo është kthyer në titull ekzekutiv. Në rast mosekzekutimi vullnetar, për ekzekutimin e saj ngarkohet zyra e përmbarimit sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile dhe në ligjin për kundërvajtjet administrative.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10431, DATË 9.6.2011, “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10440, DATË 7.7.2011, “PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 26 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë:
“1. Shkeljet e mëposhtme të këtij ligji, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, si më poshtë:
a) Zhvilluesi i një projekti, i cili listohet në shtojcat I dhe II, të këtij ligji, nëse operon pa u pajisur me vendim për VNM-në paraprake, sipas parashikimit të nenit 8, të këtij ligji, ose me deklaratë mjedisore, sipas parashikimit të nenit 9, të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe me pezullimin e punimeve;
b) Mospërmbushja dhe mosrespektimi i kushteve nga zhvilluesi i projektit:
i. për vendimin për VNM-në paraprake dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë deri në 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë;
ii. për deklaratë mjedisore dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.”.
2. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajte:
“1/1. Gjoba e dhënë në zbatim të këtij neni, pas shterimit të ankimit administrativ, sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurave Administrative, përbën titull ekzekutiv. Gjoba e njoftuar nga organi përgjegjës paguhet brenda 10 ditëve nga data kur ajo është kthyer në titull ekzekutiv. Në rast mosekzekutimi vullnetar, për ekzekutimin e saj ngarkohet zyra e përmbarimit, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile dhe në ligjin për kundërvajtjet administrative.”.
Neni 2
Pas nenit 30 shtohet neni 30/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 30/1
“1. Aktet e emërtuara “Vendim për VNM paraprake” / “Vendim për VNM të thelluar” / “Deklaratë mjedisore”, për të cilat aplikimi është kryer në Qendrën Kombëtare të Licencimit, në zbatim të vendimit nr.13, datë 4.1.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis”, të shfuqizuar, dhe rezultojnë të regjistruara aktive në Regjistrin Kombëtar të Lejeve dhe Licencave, shfuqizohen për shkak të moskategorizimit si leje, licencë apo autorizim, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Biznesit, identifikojnë aktet e emërtuara si “Vendim për VNM paraprake” / “Vendim për VNM të thelluar” / “Deklaratë mjedisore”, të regjistruara si leje mjedisore, dhe kalimi në statusin “shfuqizuar për shkak të ligjit” bëhet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10440, DATË 7.7.2011, “PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË POLICISË KRIMINALE – INTERPOL, MBI PRIVILEGJET DHE IMUNITETET PËR KONFERENCËN E 51-TË RAJONALE EVROPIANE, QË DO TË MBAHET NË SHQIPËRI, NË VITIN 2024”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi privilegjet dhe imunitetet për Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, që do të mbahet në Shqipëri, në vitin 2024”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË POLICISË KRIMINALE – INTERPOL, MBI PRIVILEGJET DHE IMUNITETET PËR KONFERENCËN E 51-TË RAJONALE EVROPIANE, QË DO TË MBAHET NË SHQIPËRI, NË VITIN 2024
Në mbështetje të neneve 78, 83, 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi privilegjet dhe imunitetet për Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, që do të mbahet në Shqipëri, në vitin 2024, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E DREJTËSISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E DREJTËSISË
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA