Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 22 Maj 2019:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (HUAMARRËSI), OPERATORIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE (OSHEE), SH.A., (AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT) DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN E INVESTIMEVE PËR SHPËRNDARJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE I”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), sh.a., (agjencia zbatuese e projektit) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (HUAMARRËSI), OPERATORIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE (OSHEE), SH.A. (AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT) DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN E INVESTIMEVE PËR SHPËRNDARJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE I
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE), sh.a. (agjencia zbatuese e projektit) dhe KFW, Frankfurt am Main (KfW), për programin e investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9900, DATË 10.4.2008, “PËR REZERVAT MATERIALE TË SHTETIT””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9900, DATË 10.4.2008, “PËR REZERVAT MATERIALE TË SHTETIT”
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Pika 1, e nenit 10, të ligjit nr.9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Lëvrimi dhe shitja e mallrave rezervë të grupit A bëhet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.