Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Nëntor 2024:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR VEPRAT PENALE QË LIDHEN ME PASURINË KULTURORE, BËRË NË NIKOSIA, MË 19.5.2017”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Veprat Penale që Lidhen me Pasurinë Kulturore, bërë në Nikosia, më 19.5.2017”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR VEPRAT PENALE QË LIDHEN ME PASURINË KULTURORE, BËRË NË NIKOSIA, MË 19.5.2017
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Veprat Penale që Lidhen me Pasurinë Kulturore, bërë në Nikosia, më 19.5.2017, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ELISA SPIROPALI