Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 28 Shtator 2023:

P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9363, DATË 24.3.2005,       “PËR DËRGIMIN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË JASHTË VENDIT, SI DHE PËR MËNYRËN                 E PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË TERRITORIN E REPUBLIKËS              SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 12, pika 3, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në shkronjën “ç”, të pikës 1, të nenit 2,; në titull dhe në pikën 1, të nenit 9,; dhe në shkronjën “ë”, të nenit 11, fjalët “misione humanitare ndërkombëtare” zëvendësohen me “misione dhe operacione humanitare ndërkombëtare dhe emergjencash civile”.
Neni 2
Në titull dhe në pikën 1, të nenit 15, fjalët “… misione humanitare …” zëvendësohen me “… misione dhe operacione humanitare dhe emergjencash civile …”.
Neni 3
Pika 4, e nenit 16, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Forcat ushtarake të huaja, gjatë kalimit transit nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, shoqërohen nga Policia Ushtarake e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nëse kërkohet nga shteti përkatës.”.
Neni 4
Në pikën 1, të nenit 19, fjalët “… mjetet ushtarake të huaja (automjete, anije) …” zëvendësohen me “… automjetet ushtarake të huaja …”.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME    NË LIGJIN NR.9363, DATË 24.3.2005, “PËR DËRGIMIN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË JASHTË VENDIT, SI DHE PËR MËNYRËN E PROCEDURAT E VENDOSJES DHE KALIMIT TË FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA                     NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,         TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN    E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS     SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “POLITIKA         PËR MBËSHTETJEN E REFORMËS NË SEKTORIN ENERGJETIK       NË SHQIPËRI” – FAZA II”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të                        ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisё, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri” –                     faza II”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË,    DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR FINANCIMIN   E PROJEKTIT “POLITIKA PËR MBËSHTETJEN E REFORMËS     NË SEKTORIN ENERGJETIK NË SHQIPËRI”-FAZA II
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”-faza II, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij.
  Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.